Mbrëmjen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga ambasada franceze në Kosovë, me rastin e shënimit të ditës kombëtare të Francës.
Në fjalën e tij, kryeministri shprehu urimet ndaj Francës dhe popullit francez në këtë përvjetor të festës së tyre kombëtare.
“Vera e vitit 1789 ishte një verë historike, jo vetëm për popullin e Francës, por edhe për të gjithë popujt që duan lirinë dhe demokracinë. Me 14 korrik 1789, një grup revolucionarësh pushtuan burgun e Bastijës, duke shpërfaqur kulmin e pakënaqësisë së tyre ndaj monarkisë, si dhe frymën e re të lirisë dhe barazisë.”
Ai shtoi se ende sot, 235 vjet më vonë, Franca po shënon edhe një verë tjetër historike, e frymëzuar nga po të njëjtat vlera.
“Qytetarët e Francës riafirmuan më 7 korrik përkushtimin e tyre ndaj lirisë dhe barazisë, duke votuar bindshëm për Republikën dhe për Evropën. Ndonëse të ndara me mbi dy shekuj në mes vete, viti 1789 dhe viti 2024 janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Pa çka se në parti të ndryshme me dallime jo të vogla, bashkimi politik e publik për republikë dhe Evropë i Francës së korrikut 2024, në zgjedhje të lira e demokratike, nuk do të ishte i mundur pa revolucionin e korrikut të vitit 1789. Jam i bindur që kjo Francë, Franca si e tillë, vazhdon të inspirojë kontinentin evropian dhe botën mbarë.” u shpreh kryeministri.
Në përfundim, kryeministri vlerësoi edhe partneritetin dhe miqësinë e ngushtë me Francën.
“Prej ndërhyrjes së NATO-s në 1999, deri në Deklaratën e Pavarësisë në 2008, e deri më sot, Franca ka qenë ndër miqtë e parë të Kosovës dhe vazhdon të jetë ndër më të mirët. Në momentet më të rëndësishme të historisë sonë, si popull dhe si shtet, në raste të gëzimit dhe ato të pikëllimit, juve ju kemi gjetur në krah. Për këtë, kemi qenë, jemi sot, dhe do të jemi përherë, falënderues”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Andonovski: Me ligj do t’i ndalojmë lojërat online të fatit
Altin Krasniqi takon familjarët e dëshmorëve dhe mbështetësit në Kaçanik: Mbështetja juaj, motiv i madh për të vazhduar përpara
Java e dytë e gjysmëvjetorit shkollor solli pikun e të prekurve nga gripi
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze