LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për rezultatin e zgjedhjeve: Pati defekte të brendshme, të gjithë u bashkuan kundër LVV-së

Kurti flet për rezultatin e zgjedhjeve: Pati defekte të brendshme, të gjithë u bashkuan kundër LVV-së

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar rezultatin zgjedhor pas raundit të dytë të zgjedhjeve në 21  komuna.

Kurti ka thënë se rezultati jo i kënaqshëm i LVV-së në këto zgjedhje vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme dhe siç tha ai i “bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes”

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti.


Kryeministri tutje uroi të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje.

“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i urtoj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori