LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe ministrat e tij në Bruksel, sot mbahet takimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së

Kurti dhe ministrat e tij në Bruksel, sot mbahet takimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i katërt i Këshillit për Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Ky takim do të kryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministrit Albin Kurti.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, me përfaqësuesit e BE-së, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Kosovës në BE.


Delegacioni shtetëror i udhëhequr nga Kryeministri Kurti udhëton për në Bruksel
Lexo po ashtu Delegacioni shtetëror i udhëhequr nga Kryeministri Kurti udhëton për në Bruksel

Delegacioni i plotë i Kosovës përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja e dytë dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Këshilli për Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës është dokumenti i parë dhe deri tani i vetmi kontraktual i nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe BE-ja, i nënshkruar në tetor 2015. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Lajme
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti

Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
Kalo në kategori