LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe Haxhiu vizitojnë Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, zotohen për mirëqenie më të avancuar të fëmijëve

Kurti dhe Haxhiu vizitojnë Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, zotohen për mirëqenie më të avancuar të fëmijëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë vizituar Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP.

Me qëllim të ngritjes së nivelit të kategorive të shërbimeve, ministrja Haxhiu dhe kryeministri Kurti kanë vazhduar me një vizitë në OFAP, me ç’rast janë njoftuar për së afërmi me gjendjen e shërbimeve si dhe kanë diskutuar për politikat të cilat Qeveria e Kosovës po ndërmerr në kuadër të ngritjes së nivelit më të lartë të shërbimit.

Ministrja Haxhiu ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar të fuqizojë konceptin e strehimit familjar dhe konceptin e familjes strehues për fëmijët pa përkujdesje prindërore.


“Projektligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili është votuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e trajton në mënyrë specifike strehimin familjarë si formën më të mirë alternative të mbrojtjes, edukimit, strehimit dhe përkujdesjes për fëmijët”, tha ministrja Haxhiu.

Tutje, në njoftimin e bërë për media thuhet se me datë 01.06.2023 Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar vendimin përmes së cilit sigurohet mbështetje financiare për rreth 200.000 euro në vit më shumë për fëmijët të cilët gjenden në strehim familjar.

“Kjo rritje e pagesës siguron mirëqenie më të avancuar të fëmijëve dhe fuqizon konceptin e familjes strehuese si një ndër format më të mira të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror. Përkushtimi i ynë si Qeveri do të vazhdojë që shërbimet sociale dhe familjare të zënë vend të merituar në agjendën shtetërore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori