Pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kurti dhe Borrell kanë folur për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale.
“Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurrti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet në vend, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për çështjet aktuale, me theks te energjia dhe vendimi i Qeverisë për targat të veturave.
Në njoftimin nga Qeveria thuhet se sa i përket temës së dialogut, në takim u diskutua për elementet e ndryshme në kornizën themelore të marrëveshjes së ardhshme, për të cilën kryeministri Kurti tha që duhet ta sjellë normalizimin e plotë me njohjen reciproke në qendër.
Sipas njoftimit energjia kishte vëmendje të veçantë.
Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët për masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike që ka kapluar të gjithë kontinentin e Evropës.
Ndryshe, kryeminsitri Kurti për të biseduar për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes me Serbinë sot kishte ftuar në takim liderët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, por ftesës i është përgjigjur vetëm kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur përmbajtësor takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Ai theksoi se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet ta ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj në një deklaratë për media tha se tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, me njohje reciproke dhe se po ashtu kanë diskutuar për sfidat e Kosovës në këtë proces.
“Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale Kosovë-Serbi. Diskutuam për krejt nenet e marrëveshjes, preambulën, etj”, tha kreu i AAK-së.
Ai tha se ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës dhe jo vetëm përkrahjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare