Sot janë bërë 23 vjet që kur forcat serbe kanë hyrë me dhunë në familjen Deliu dhe kanë kryer masakra, në Abri të Epërme të Drenasit.

E në këtë ditë kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, dhe deputetë të Kuvendit, kanë vënë kurora të freskëta lulesh dhe kanë bërë homazhe para varreve të dëshmorëve.


Pas homazheve kryeministri Kurti tha se emri i atyre që pushojnë në ato varre do të kujtohet përherë.

“Të gjithë këta dëshmorë e martirë neve na e kujtojnë e na e përkujtojnë se sa i madh ka qenë çmimi i çlirimit edhe i lirisë, që rrënjët e tyre i kanë në gjakun e të vrarëve tanë. As emri i tyre nuk do të harrohet kurrë e as gjaku i tyre nuk do të humb kurrë”, tha Kurti.

26.09.2021 ZKM 9

Kurti tutje shtoi se kjo dhe shumë masakra të tjera janë dëshmi që në Kosovë është kryer gjenocid, ndaj popullatës civile.

“Është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë që ka dashur ta shfaros popullin tonë nga trojet e veta autoktone”, theksoi kryeministri Kurti./Telegrafi/