LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Arsimi dual nuk mund të mbijetojë dhe ekzistojë pa një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të sektorit publik dhe atij privat

Kurti: Arsimi dual nuk mund të mbijetojë dhe ekzistojë pa një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të sektorit publik dhe atij privat

Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti sot takimin e pestë me radhë.

Në kuadër të këtij takimi në fokus të diskutimit ishin tri çështje, përfshirë atë të qeverisjes së arsimit dhe aftësimit profesional, për të cilin MAShTI ka themeluar grupin punues për rishikimin e Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe zbatimi dhe sfidat e arsimit dual gjatë vitit të kaluar shkollor, si dhe për planet të cilat parashikojnë zgjerimin e arsimit dual. Në këtë pikë theks të veçantë iu vu rolit të Odës Ekonomike për të koordinuar zbatimin e arsimit dual, pasi siç tha kryeministri Kurti duhet të ekzistojë një bashkëpunim i mirëfilltë në mes të sektorit publik dhe atij privat.


“Po ashtu, një pikë e rëndësishme për të cilën duhet të diskutojmë dhe të marrim vendim, është roli i Odës Ekonomike për të koordinuar zbatimin e arsimit dual. Arsimi dual nuk mund të mbijetojë dhe ekzistojë pa një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të sektorit publik dhe atij privat, andaj edhe nevojitet një bashkëpunim i mirëfilltë në mes këtyre. Ne si Qeveri duhet të kemi vëmendjen e duhur dhe të marrim vendime lidhur me fuqizimin e këtij bashkëpunimi”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në praninë e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe anëtarëve të Komisionit Ekzekutiv e përfaqësuesve të ministrive përkatëse, u shpalosën rezultatet, hapat e ndërmarrë dhe planet për përmirësimin e arsimit dhe aftësimit profesional./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori