LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi pas mbledhjes së Komisionit të Arsimit për grevën:  Nuk u mor ndonjë vendim, por secila palë tregoi qëndrimet e tyre

Kurteshi pas mbledhjes së Komisionit të Arsimit për grevën:  Nuk u mor ndonjë vendim, por secila palë tregoi qëndrimet e tyre

Komisioni parlamentar për arsim sot mbajti mbledhjen lidhur me grevën e përgjithshme të institucioneve arsimore ku prezent ishin dhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi si dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi në një prononcim për Telegrafin ka thënë kjo mbledhje u mbajt me qëllim që palët të merren vesh për një zgjidhje, në mënyrë që mos ta pësojnë fëmijët.

Sipas tij, në këtë mbledhje nuk u morë ndonjë vendim, por secila palë tregoi qëndrimet e tyre.


Ai tregoi se Sindikata nuk lëviz nga qëndrimi për pagat, dhe se Ministria është duke bërë përpjekje për një zgjidhje.

“Nuk ka qenë mbledhje ku janë marr vendimet. Kemi biseduar me Sindikatën dhe me Ministrinë e Arsimit, dhe i kemi lutur që nuk kemi ndonjë mundësi tjetër që sa më parë të merren vesh në mënyrë që të mos e pësojnë fëmijët. Kjo ka qenë esenca e kësaj mbledhje. Nuk morëm ndonjë përgjigje. Sindikata tha se pa na i plotësuar kërkesat nuk lëvizin nga qëndrimi. Ministri tha se po bëjnë përpjekje për të bërë zgjidhje”, ka thënë Kurteshi.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës nga 14 janari ka hyrë në grevë të përgjithshme shkaku i mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori