LAJMI I FUNDIT:

Kurdët mbeten pa mbrojtje, Bolton në Turqi për të qetësuar situatën (Video)

Kurdët mbeten pa mbrojtje, Bolton në Turqi për të qetësuar situatën (Video)

Këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton ndodhet për një vizitë në Turqi. Arsyeja e këtij rrugëtimi është të qetësojë nga njëra anë Ankaranë, dhe nga tjetra, të mbrojë kurdët e rrezikuar prej offensives turke pas tërheqjes së Amerikës nga Siria.

Që kur presidenti Donald trump njoftoi se forcat amerikane do të largohen nga vendi i trazuar, kurdët, ish-aleatë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër shtetit islamik, ndihen të kërcënuar nga hija e Turqisë.

Recep Tayyip Erdogan nuk i ka fshehur asnjëherë qëllimet e tij ndaj tyre, dhe kërkesat e mëhershme të Boltonit për mbrojtjen e kurdëve, i ka dënuar me forcë.


“Mesazhi i përcjellë prej tij nga Izraeli është e pamundur të kapërdihet”, deklaroi kreu i shtetit turk përpara deputeteve të partisë së tij në Ankara.

Këshilltari i Trump ka bërë të ditur se përpara tërheqjes se trupave, Washingtoni kërkon garanci për kurdët që luftojnë në Siri.

“Ne, mendojmë, se turqit nuk duhet të ndërmarrin operacione, të cilat Amerika nuk i mbështet”, ka deklaruar Bolton.

Për këtë arsye, bisedimet e tij në kryeqytetin turk pritet të jenë mjaft të tensionuara. Forcat kurde në Siri, qe luftuan kundër ISIS-it, Ankaraja i sheh si degë e militantëve rebelë kurdë brenda territorit të saj, të cilët i konsideron terroristë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori