Nga: Bruno Ferero (pjesë nga libri “40 histori në shkretëtirë”)
Përktheu: Andreas Dushi
Një herë e një kohë, Zoti i mirë kishte vendosur të krijonte… nënën. Kishte gjashtë ditë që punonte pa reshtur, kur ja aty, u shfaq një engjëll që i tha Krijuesit: “Kjo punë po të bën të humbasësh shumë kohë, e?” E Ai: “Po, por a e ke lexuar se si do të jetë kjo krijesë? Duhet që me një të puthur të arrijë të shërojë çdo plagë. Me një buzëqeshje të arrijë të shërojë çdo përjetim negativ. Por, gjithashtu, ajo duhet të ketë një dashuri shumë të madhe dhe të ketë gjashtë palë duar”.
“Gjashtë palë?!”, pyeti engjëlli i habitur. “Gjashtë palë duar nuk janë asgjë në krahasim me sytë. Ajo duhet të ketë tri palë sy”, i tha Zoti. “Kaq shumë?”, e pyeti engjëlli. “Sigurisht. Një palë sy për të parë dyerve të mbyllura kur fëmijët e saj janë aty brenda, ndonëse e di fare mirë se çfarë po bëjnë. Një palë tjetër pas kokës, për të parë çfarë nuk duhet të shohë, por që duhet të dijë. Dhe, një palë tjetër për t’i thënë me shikim dhe në heshtje të birit që është në ndonjë qorrsokak ngatërresash se e kupton dhe se i do të mirën”.
“Zot, shko të pushosh. Nesër është ditë e re…”, i tha engjëlli Zotit duke i fërkuar lehtë shpatullat, por Ai nuk e la të mbarojë. “Nuk mundem. Pothuajse kam mbaruar”, i tha Ai. Pastaj vazhdoi.
“Gati harrova. Nëna duhet të ketë edhe diçka tjetër. Duhet të shërohet vetë në qoftë se sëmuret, të mund të punojë 18 orë rresht, të arrijë të përgatisë darkën për gjashtë vetë me vetëm 300 gramë mish të grirë dhe të arrijë t’i bëjë dush një fëmije një vjeç.”
Engjëlli iu soll rrotull modelit të nënës dhe duke e vëzhguar me kureshtje belbëzoi: “Është tepër e brishtë.”
Zoti e dëgjoi, u kthye nga ai dhe i tha: “Po, por reziston. Ti nuk e di se sa mund të durojë një nënë!” Engjëlli, sërish me atë fytyrën kureshtare pyeti Zotin: “A di të mendojë?”
Zoti e pa, buzëqeshi lehtë dhe i tha: “Jo vetëm di të mendojë, por di të përdorë në mënyrë të shkëlqyer arsyen dhe arrin të bëjë edhe marrëveshje.”
Në këtë pikë engjëlli u përkul mbi modelin e nënës dhe i kaloi gishtin mbi njërën faqe. I shqetësuar i tha Zotit: “Këtu ka rrjedhje”.
Zoti e pa, buzëqeshi njësoj si bën një mësues me nxënësit e shkollës fillore dhe i tha: “Nuk është një rrjedhje, por është një pikë loti.”
“E për çfarë shërben?” e pyeti engjëlli.
“Për të shprehur trishtim, hidhërim, dhimbje, vetmi, gëzim dhe lumturi”, i tha Zoti.
“Ti o Zot je një gjeni”, i tha engjëlli me zë të lartë dhe plot gëzim. Me përmallim, Zoti shtoi: “Engjëll… të të them të drejtën, nuk isha unë që ia vura lotin aty.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania