Përfaqësues të organizatave dhe shoqërisë civile po protestojnë sot para Kuvendit, pak minuta para se të nis seanca konstituive për të 37-në herë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Kur t’ju bëhet boll, kallëzoni”,  “Juve jo, por neve po na e nin”, “A doni me shku edhe në deti”, “Shteti në pauzë”, “Kompromisi është baza e demokracisë”, “Boll i shërbyet partive, shërbeni shtetit”, “Konkurs për deputetë të ri”, “Cirku i Republikës së Kosovës”.


Ndryshe, sot për të 37-në dështoi konstituimi i Kuvendit.

Vendi është në ngërç politik, gjersa partitë politike nuk po bien në ujdi për kreun e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Foto: KP

Foto: KP