LAJMI I FUNDIT:

Kur takohen dy femra super elegante: Vëmendjen tërhoqi takimi i dy mbretëreshave

Kur takohen dy femra super elegante: Vëmendjen tërhoqi takimi i dy mbretëreshave
(Foto: AFP)

Zonja që janë shembull ideal i titullit që mbajnë. Në kuptimin e modës, titullin e mbretëreshës e lidhim me elegancën, modestinë, sofistikimin dhe feminilitetin.

Pra, mbretëresha Letizia dhe mbretëresha Rania janë një përfaqësim i vërtetë i modës. Këto dy zonja me bukuri të jashtëzakonshme dhe figura të holla u takuan dhe shkëlqyen në stilin e tyre të dallueshëm klasik dhe super të rafinuar.


Edicioni i modës i Mbretëreshës Rania, një shembull se si retro mund të jetë moderne
Lexo po ashtu Edicioni i modës i Mbretëreshës Rania, një shembull se si retro mund të jetë moderne

Mbretëresha Rania kishte veshur një fustan të zi të gjatë që kishte të qëndisur detaje në zonën e belit.

(Foto: AFP)

Kishte mbathur mokasine bordo me detaje argjendi që përputheshin me çantën e saj, ndërsa flokët e saj të harlisur e të stiluar në valëzime të buta me grim të lehtë theksonin bukurinë e saj.

Mbretëresha Letizia sapo është shfaqur me fustanin më të bukur veror për punë
Lexo po ashtu Mbretëresha Letizia sapo është shfaqur me fustanin më të bukur veror për punë

Letizia kishte veshur një fustan të gjatë të ngushtë dhe shumëngjyrësh që i nxirrte në pah figurën, ndërsa kishte mbathur sandale në nuancë popullore.

(Foto: AFP)

Ajo zgjodhi stilin e flokëve të drejta dhe grim pak më delikat. /Telegrafi/

(Foto: Shutterstock)

(Foto: Contacto)

(Foto: ABACA)