Shumë lexues shqiptarë janë habitur ditët e fundit me shkrime ekstreme të medias greke për shqiptarët. Por, sulme dhe qëndrime të tilla ekstreme nga mediat greke, nuk janë dukuri e kohëve të fundit.
Sami Frashëri lindi në vitin 1850. Ai ishte vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit. Njihet si romancier dhe dramaturg, si gjuhëtar i madh dhe filozof, si përkthyes dhe pedagog, si autor i një sërë veprash shkencore, si autor tekstesh për shkollat, si autor i manifestit të Rilindjes sonë Kombëtare “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, si politikan largpamës e si ideolog.
Mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes, një nga “gjeneralët” e mendimit shqiptar.
Në kohën kur vepronte Samiu, pra në çerekun e fundit të shek. XIX, fuqitë e mëdha bënin plane për ndarjen e sferave të ndikimit. Në këtë kohë Samiut iu desh të përballej fuqishëm me armën që kishte në dorë, gazetën “Terxhuman- i Shark”, kundër gazetës greke ”Neologos” që dilte në Stamboll dhe që ishte hedhur haptas kundër shqiptarëve.
Në sulmet e gazetës greke vihet re një gjuhë e vrazhdë, një ndjenjë e hapur armiqësore dhe fyese, ndërsa përgjigjet e Samiut janë të matura e të argumentuara.
Në artikujt e gazetës greke shfaqej hapur injorimi dhe përçmimi i popullsisë shqiptare, që, sipas grekëve, vrasin e presin pa dallim pleq e fëmijë.
Samiu në gazetën “Texhumani shark” jep këtë përgjigje: “Shqiptarët as armiqtë nuk i vrasin kur i gjejnë të paarmatosur. Këto sjellje e zakone të shqiptarëve, që i kanë patur vetëm kalorësit, dihen nga tërë bota. Prandaj këto shpifje nuk mund të ndikojnë te askush”.
Por, si kalorës fjale, kur e do puna ai harbutit i përgjigjet harbutçe, kur shkruan: “E sigurojmë ‘Neologos’-in se shqiptarët mund të hakmerren me një të pështyrë në fytyrë të atij që ka shkruar kundër tyre”.
Polemika me gazetën greke ka vazhduar gjatë, aq sa ka ndërhyrë edhe Drejtoria e Lartë e Shtypit e Portës së Lartë për ta ndërprerë.
Aq poshtë ranë gazetarët grekë sa i thanë se edhe “mendjen” Samiu e ka nga ata. Kjo sepse pas mbarimit të shkollës fillore të fshatit, Samiu vazhdoi mësimet në gjimnazin e Janinës. Sipas gazetës greke, Samiu “kishte harruar bukën që i kishin dhënë grekët, kur kishte studiuar në gjimnazin Zosimea të Janinës.
“Shyqyr Zotit”, thotë Samiu, “nuk kemi patur nevojë për ta na ushqyer të tjerët”.
Dhe, vërtetë ai s’ka marrë bursë ose ndihmë financiare greke, por, siç dihet, për të shpenzonte vëllai më i madh i tij, Avdyli, që e kishte nën mbikëqyrje e kujdes.
Këtë problem Samiu e qartëson mirë: “Mos u dashka vallë që një njeri që ka qenë në një shkollë greke, e cila gjendet në territorin e Perandorisë Osmane ose edhe në territorin grek, të tradhtojë origjinën dhe kombësinë e vet, për të përkrahur pretendimet e padrejta të grekëve? A nuk do ta quante të ligjshme e ta miratonte ‘Neologosi’ shërbimin që do t’i bënte një grek që ka studiuar në Petersburg, pansllavizimit në vend të interesave greke?”. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania