Oprah Winfrey pozoi me Reese Witherspoon dhe Tom Hanks për një botim special të revistës "Vanity Fair".

Fotografia përfundoi duke u përfolur për të keq në media.


https://twitter.com/prosyscom_it/status/956798533583196160

Faqja kryesore e revistës "Venity fair" shfaq Oprah pranë Reese dhe Tom, duke mbajtur duart pranë tyre.

'Photoshopi' i përdorur në këtë fotografi nuk ka shpëtuar pa u vënë re, pasi Oprah shfaqet me tri duar, ndërsa Reese me tri këmbë.

https://twitter.com/Balkanwebcom/status/956818449732337664

Kjo u vërejt pasi u publikuan fotografitë nga prapaskenat e fotografimit kur u krahasuan me atë të kopertinës së vërtetë.

Në të njëjtën kohë, Oprah u përpoq të flasë për spekulime që të mund të kandidonte për zgjedhjet e ardhshme presidenciale duke thënë se "nuk ka ende asgjë konkrete" që të jetë presidente e ShBA-së, si dhe që gjithashtu nuk është e interesuar për diçka të tillë. /Telegrafi/