Poezi nga: Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj
Sally ishte në fund të barit
dhe dukej e shkalafendur,
ndonëse po t’i picërroje sytë drejt
do të mund të shihje se si fytyra e saj
dikur kishte qenë tërheqëse,
dhe po ashtu ende ishte
e hajthme. Pra, kjo ishte për merak.
Ajo i rraste pijet që i qelepiroste
me atë trukun rënkues
për të cilin ishte e famshme.
Ishte bindëse dhe disa thoshin
se ndoshta vërtet
kishte telashe
herë pas here.
Chinaski ishte atje shumicën e netëve
dhe kjo mund t’ju duket e habitshme
ama në pëgjithësi ai i këqyrte
punët e veta.
Në këtë natë të veçantë,
Sally po ia dilte goxha mirë dhe ishte e zëshme
Ndërsa pijet po i vinin vërtet.
Më në fund, Chinaski nuk mundi të duronte më.
Kjo ishte grua perfekte, e kuptoi ai,
kjo do ta bënte një burrë që të qetësohet
dhe të ketë një punë të rregulltë.
Ndoshta të ketë edhe fëmijë.
Pikërisht atëherë, ai vendosi
për të hequr dorë nga pirja
dhe të bëhet njeri më i mirë.
Ai donte të bisedonte me Sallyn,
ta largonte nga e gjithë kjo.
Ama pastaj Sally u rrëzua përpara,
dhe më pas anash,
dhe ra menjëherë nga stoli i saj.
Ndoshta ishte sulm në zemër. Ndoshta një goditje në tru.
Sido që të jetë, ajo ishte e vdekur.
Chinaski porositi edhe një turrë pije.
Ai i kishte shpëtuar një plumbi
dhe i tha banakierit
t’u jepte të gjithëve nga një pije.
“Për të gjithë miqtë e mi”, bërtiti ai.
“Qepe atë dreq gojë” tha plaku
që ishte ulur në anën e djathtë të tij. “Na lodhe
guxhën e karit me këtë vaki
që po e thua me bërtimë
e që po rrahesh
me banakierin
për çdo natë të hamamtë.”
Chinaski ngriti supet.
“Mos i jep pije këtij çorodi”, i tha banakierit.
Pjesa tjetër e natës ishte si gjithmonë.
Rrahje, gjak, birra.
Kaluan disa orë
para se dikush të kujtohej
të thirrte ndokënd për ta marrë Sallyn.
Chinaski mendonte ta merrte
e ta mbante atë
në banesën e tij për pak kohë,
por kjo i dukej si punë e tepërt.
Ai e dinte se do të shkruante për këtë.
Ky ishte një bar i përdreqtë
që ende herë pas here të befasonte.
Ai ishte i kënaqur.
Kjo ishte jeta dhe gjithçka
ia vlente.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë