Të premten në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës u hodh shorti për 1/16 e finales në Kupën e Kosovës.

32 skuadra kanë të vetmin qëllim, të shkojnë sa më lart dhe ta fitojnë këtë trofe të çmuar.


Megjithatë nga 16 duele, vetëm një është në program për t'u zhvilluar ditën e sotme.

Rahoveci në cilësinë e skuadrës vendase do të përballet me Dritën, por kjo ndeshje luhet në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Sfida mes Rahovecit dhe Dritës zhvillohet nga ora 12:00.

Ndërkohë nesër në program janë 15 ndeshje të tjera për t'u zhvilluar. /Telegrafi/

468505626 877523817871646 3791302674153207526 n

telegrafi sport app