Në rastin ku të akuzuar janë ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe dy zyrtarët e kësaj Ministrie, Xhemajl Buzuku e Xhavit Dakaj, si dhe drejtori i kompanisë “Alb-Architect” Afrim Demiri, mbrojtja kërkoi nga Gjykata që të hedhë poshtë aktakuzën me arsyetimin se askush nuk është dëmtuar me kontratën që është objekt i aktakuzës.
Buja, Buzuku dhe Daka akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Demiri për mashtrim lidhur me një tender të Ministrisë.
Florent Latifaj, avokat i Xhemajl Buzukut, tha se nuk sheh dëm të shkaktuar në rastin për të cilin është ngritur aktakuza.
“Nëse dikujt ju ka vazhdu kontrata në mënyrë të kundërligjshme atëherë ai paska përfituar diçka. Cili është përfitimi? Cili është dëmi në këtë rast që i është shkaktuar Ministrisë së Arsimit”, tha avokati Latifaj.
Aktakuzën e kundërshtoi edhe avokati i ish-ministrit Buja.
“Në fund i mbetet kësaj gjykate të vërtetojë besueshmërinë e provave të cilat në këtë rast nuk e kanë kualitetin e duhur”, tha Dushi.
Avokati i të akuzuarit Afrim Demiri, Ramë Dreshaj tha se i mbrojturi i tij nuk ka dorëzuar kontrata në MASHT siç pretendon Prokuroria por vetëm indikacione për të treguar se i plotëson kushtet për tender.
“Nuk janë kontrata që janë të punësuar por e ka sinjalizuar kontratëdhënësin, edhe pse s’ka qenë kusht, se nëse e fiton tenderin i ka kapacitetet komplete për me e implementu pa kurrfarë problemi”, tha Dreshaj.
Aktakuzën e kundërshtoi edhe Xhavit Dakaj, i cili nuk ka angazhuar avokat mbrojtës.
Këto kërkesa u kundërshtuan nga prokurori Ali Rexha që kërkoi nga Gjykata që mos t’i marrë parasysh.
Buja akuzohet se si ministër i Arsimit bashkë me Xhavit Dakajn në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në këtë Ministri, me qëllim të përfitimit për vete apo për të tjerët më 11 maj 2012 arritën marrëveshje me kompaninë “Alb-Architect” për vazhdimin e projekteve dhe mbikëqyrjen profesionale të projekteve të iniciuara sipas kontratave bazë të datës 15 maj 2009 dhe aneks kontratës të datës 16 maj 2011.
Sipas aktakuzës, kjo është bërë pa një procedurë të re dhe me nënshkrimin e tyre kanë shkelur detyrimet që i kanë pasur në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik.
Në këtë proces akuzohen edhe Xhemajl Buzuku në cilësinë e drejtorit të prokurimit në MAShT dhe Afrim Demiri, drejtor i kompanisë “Alb-Architect”.
Aktakuza e ngarkon Xhemajl Buzuku se me qëllim të përfitimit për vete, apo për të tjerët më 15 maj 2009 ka lidhur kontratë 24 muajshe me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj me kompaninë “Alb-Architect”.
Ndërsa Afrim Demiri, sipas aktakuzës, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme nga fondet publike ka përpiluar kontrata të rreme për 30 persona, gjoja se këta ekspertë, inxhinierë të diplomuar kanë lidhur kontratë pune me kompaninë e të pandehurit. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova