LAJMI I FUNDIT:

Kumbulla shënon dhe ia siguron Romës tri pikët e para në Ligën e Evropës

Kumbulla shënon dhe ia siguron Romës tri pikët e para në Ligën e Evropës

Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Young Boys Bern në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës për edicionin e ri.

Skuadra italiane arriti të rikthejë rezultatin dhe të triumfojnë në Bern me rezultat 1-2.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, kur në minutën e 14-të shënuan edhe golin e parë.


Jean Pierre Nsame realizoi nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë vendasve 1-0.

Me epërsinë minimale të Young Boys, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Trajneri Fonseca vendosi që në pjesën e dytë t’i inkuadrojë në lojë edhe lojtarët si Dzeko, Mkhitaryan, Spinazzola e Veretout që edhe sollën ndryshimin.

Fillimisht në minutën e 69-të, Edin Dzeko asistoi bukur te Bruno Peres i cili shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Pesë minuta më vonë Roma riktheu gjithçka në të mirë të sajën, kur mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla shënoi me kokë pas asistimit nga Mkhitaryan për 1-2.

Deri në fund vendasit tentuan të barazonin shifrat, por Pau Lopez bëri disa ndërhyrje të mira për t’i dhuruar skuadrës së tij tri pikë.

Roma tani ndanë pozitën e parë në Grupin A së bashku me Cluj, teksa në xhiron e dytë luan në Olimpico përballë CSKA Sofjas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori