“Historinë e kësaj kulle e di gjithë Podujeva. Është ndër më të njohurat, por edhe e vetmja në këtë rrethinë”. Kështu e nis rrëfimin për RTV Dukagjinin, pronari i sotëm i kullës 200-vjeçare, Bajram Haxhiu, për të cilën thotë se brenda saj ndan kujtimet më të mira.
“Kjo kullë është ndërtuar para 200 vitesh. Këtë e ka ndërtuar së pari Bajram Haxhiu, ndërsa punimet i kanë kryer mjeshtrit nga Dibra. Këtu kanë banuar të parët tonë dhe ne deri në kohën e luftës”, tregon Bajram Haxhiu.
E njohur si kulla e Sali Agës, ajo gjendet në fshatin Herticë, 6 kilometra larg Podujevës.
E ndërtuar para më shumë se 200 vjet më parë, Bajram Haxhiu, ka arrit që përgjatë viteve, të kujdeset me xhelozi për këtë objekt, i cili llogaritet se është më i vjetri në qytetin e Podujevës.
“Na familje e madhe kemi qenë. Nga kjo kullë kanë dalë 32 familje. I ka katër dhoma, korridorin, bodrumin poshtë dhe një hamamxhik”, thotë ai, përcjell Telegrafi.
E ndërtuar me gurë dhe baltë, objekti me 8 dritare, është ndër kullat e vetme në Podujevë.
Haxhiu ka thënë se ky objekt iu ka shërbyer shumë banorëve në periudha të ndryshme.
“Në këtë kullë në kohën e bullgarit, në podrum poshtë është ruajtur drithi, që të mos e gjejnë bullgarët. Në këtë kullë në vitin 1978 kanë qëndruar shumë familje që kanë. Po mundohemi me e ruajtur se për ne ka rëndësi të madhe”, thotë Haxhiu.
Për shkak të vjetërsisë ky objekt, para pesë vitesh, ka hyrë në mbrojtjen e shtetit si trashëgimi kulturore.
Pronari, Bajram Haxhiu, ka thënë se kjo kullë është njëherit shtëpia e fundit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker