Askush në Bashkimin Europian nuk e pëlqen bojkotin. Kështu u shpreh eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, duke iu referuar situatave politike në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi dhe Kosovë.
“Bojkoti i Parlamentit po kthehet në një lloj sporti në rajonin e Ballkanit, por vendi për debat politik është në Parlament”, tha eurodeputeti, gjatë konferencës në Parlamentin Europian me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.
Kukan dënoi nacionalizmin në rritje në vendet e rajonit, që siç tha po përdorej nga politikanë të ndryshëm për të tërhequr votuesit e tyre.
“Hija e së kaluarës nuk është e dobishme dhe procesi i zgjerimit do të bëhet më i vështirë me kalimin e viteve”, vijoi më tej Kukan.
Mes pjesëtarëve të panelit ishte edhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili theksoi se demokracia në vendet e Ballkanit ishte e dëmtuar. Kjo sipas tij u mundësonte pushtetarëve të sundonin në mënyrë autokratike.
Në fjalën e tij, Fleckenstein u shpreh tepër i shqetësuar me krizën politike në Maqedoni dhe i bëri thirrje Gruevskit të mos e pengonte krjimin e qeverisë. Dy eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein janë ndërmjetësues të BE-së në shumë prej krizave politike që po trazojnë rajonin, të tilla si ajo e Maqedonisë e Shqipërisë./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji
Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 tonë medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251