LAJMI I FUNDIT:

“Kujtesa” dhe “Z – Mobile”, sjellin platformën e re “Kutizë” (Video)

“Kujtesa” dhe “Z – Mobile”, sjellin platformën e re “Kutizë” (Video)

Në kohën e zhvillimeve të hovshme teknologjike dhe të komunikimit, ndër kompanitë më të suksesshme kosovare, “Kujtesa” dhe “Z – Mobile”, sot i kanë bashkuar forcat për të sjell produkte për tregun kosovar.

Rezultati i këtij partneriteti është krijimi i platformës më të avancuar deri më sot në treg, të quajtur “Kutizë”.

Ilir Ibrahimi nga Oda Ekonomike Amerikane (OEA) ka theksuar se këto dy kompani, anëtare të Odës, po përmbushin misionin e tyre për ofrimin e produkteve më të avancuara dhe cilësore për konsumatorë.

Sipas tij, me shembujt të tillë, ne po tregojmë që bashkëpunimi i kompanive është i mundshëm, duhet të jetë i mundshëm dhe t’i tregojmë edhe botës se ne mund të jemi konkurrues.

“Andaj, të përmbushim misionin e tyre që të ofrojnë gjithmonë e me tepër produkte, sepse edhe ne mund të krahasohemi me botën”, tha Ibrahimi.

Ndryshe, sipas përfaqësuesve të kësaj platforme “Kutizë” është një produkt i kombinuar, i dizajnuar për t’i përmbushur të gjitha nevojat e bizneseve bashkëkohore në fushën e medias dhe komunikimit, që njëherit sjell pakon krejtësisht të veçantë me çmimet më konkurruese nëpërmjet platformës: kanalet më cilësore në vend dhe nga bota, internetin më të shpejtë dhe shërbime më të mira të telefonisë mobile. /Telegrafi/