Kujdesi shëndetësorë ndaj foshnjave, doktoresha Hasbahta: Vendi do të jetë në krizë për neonatologë

Doktoresha Teuta Hasbahta në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka potencuar rëndësinë e kujdesit shëndetësorë ndaj neonatusit (foshnja deri njëmuajshe).
Hasbahta theksoi se nuk ka shumë të interesuar për fushën e neonatologjisë për shkak të punës së rëndë.
“... Nuk ka shumë pediatër të interesuar për neonatologji për shkak të punës së rëndë. Këtu është një gap shumë i madh të cilën e kemi adresuar shumë herët. Oda e Mjekëve, edhe ne vetë si profil mjekësor”, tha ajo.
Sipas saj, mosha mesatare e mjekëve neonatologë është 52 – 53 vjeçare dhe janë përafërsisht rreth 40 mjekë.
“... më i riu është 40 e sa vjeçar. Një mjek të bëhet neonatolog duhet 5 vjet, pra pas Fakultetit të Mjekësisë duhen edhe 5 vjet, pastaj përvojë... Pas 10 vjetëve, 2035, tu e pas parasysh që për shkak të pensionimit ka me pas rënie, pra gjysma e tyre, ndërsa gjysma do të jetë 50-60 vjeçare..
“Po definitivisht po, do të jetë krizë”, tha ajo.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.
Podcastin e plotë ku doktoresha Hasbahta flet për përkujdesjen ndaj foshnjave, rëndësinë e të ushqyerit me gji, e çështje tjera mund ta shikoni në kanalin e Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

















































