Kujdes, shkencëtarët tregojnë se gudulisja mund të jetë e dëmshme për fëmijët

Nëse i gudulisni fëmijët mund të jetë diçka e dëmshme. Me siguri ju e shijoni shumë atë moment që fëmijët tuaj qeshin, mirëpo kjo ka disa anë negative
Ekspertët na shpjegojnë pse gudulisja nuk është një mënyrë e mirë për t’u argëtuar.
Ndoshta një lojë do të jetë një ide më e mirë, sesa gudulisja.
Nëse fëmija po qesh nga gudulisja, nuk do të thotë se është i lumtur
Fëmijët, sidomos ata të ndjeshmit, nuk mund të ndalojnë së qeshuri kur dikush i gudulis, edhe nëse ata e urrejnë këtë gjë. Kjo qeshje i bën prindërit të mendojnë se në të vërtet fëmija i tyre po e shijon këtë “lojë”.
Në një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë, shkencëtarët zbuluan se gudulisja nuk krijon të njëjtat ndjenja lumturie si ato kur një person qesh me një shaka. Gudulisja krijon vetëm një iluzion të jashtëm që një person qesh.
Gudulisja është një mënyrë për të vendosur dominimin
Një person që guduliset e humbet vetëkontrollin. Lufta për të fituar kontrollin mund të jetë poshtëruese për fëmijën dhe mund të lërë kujtime të pakëndshme për të.
Sipas Dr. Richard Alexander, Profesor i Biologjisë Evolucioniste në Universitetin e Michiganit, gudulisja mund të jetë shumë mirë një formë mbizotërimi dhe qeshja që vijon është një mënyrë për të treguar nënshtrimin.
Fëmija nuk mundet t’ju thotë “Stop”
Gudulisja mund të shkaktojë përzierje të qeshurash të pakontrollueshme që janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund të arrijë një pikë ku personi i gudulisur, nuk mund të thotë “Stop” dhe kjo çon në një situatë të vështirë.
Diçka që filloi si argëtim, mund të çojë në komplikacione serioze mjekësore.
Ka mënyra më të mira për t’i thënë fëmijës “Të dua”
Prindërit në përgjithësi mendojnë se e dinë se çfarë është e mirë për fëmijën e tyre dhe nga përvoja e tyre, ata mendojnë se gudulisja është normale.
Sidoqoftë, ajo çfarë ju këshillojmë të bëni nëse dëshironi të gudulisni fëmijën tuaj: është të kërkoni leje prej tij. Megjithatë, ka shumë mënyra për t’i thënë fëmijës suaj sesa shumë e doni, pa qenë nevoja ta gudulisni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit