LAJMI I FUNDIT:

Ku të shkoni gjatë vitit 2024? CNN vjen me një listë interesante, përmendet edhe Kosova

Ku të shkoni gjatë vitit 2024? CNN vjen me një listë interesante, përmendet edhe Kosova

Në botë ka kaq shumë vende që ia vlen për t’i vizituar, por ka edhe kaq shumë njerëz të etur për t’i parë ato.

Në këtë drejtim, mediumi prestigjioz CNN ka bërë një shkrim, në të cilën ka theksuar faktin se turizmi ndërkombëtar arriti rreth 90% të niveleve para pandemisë në vitin 2023.

Dhe nëse keni vizituar ndonjë destinacion popullor gjatë verës, me siguri keni parë se ishte më i mbushur me njerëz se kurrë.


Andaj, në këtë drejtim, ky medium vlerëson se ndoshta është koha për të parë vendet që janë ende kryesisht të pazbuluara, ose joshëse, ose shpesh të anashkaluara për qytetet ose fqinjët e tyre më të mëdhenj.

Kështu, me këto gjëra në mendje, CNN Travel zgjodhi 24 vende për t’u marrë parasysh ndërsa bëni planet tuaja për vitin 2024.

Dhe çfarë bie në sy është fakti se aty nuk mungon Kosova, përcjell Telegrafi.

​CNN e rëndit Shqipërinë në 10 vendet kryesore për t’u vizituar gjatë këtij viti
Lexo po ashtu ​CNN e rëndit Shqipërinë në 10 vendet kryesore për t’u vizituar gjatë këtij viti

Kjo për faktin se në një nga pjesët e shkrimit të CNN është përmendur Rruga e Ciklit Trans Dinarica, Ballkan.

Sipas shkrimit në fjalë, e nisur në vitin 2024, Rruga e Ciklit Trans Dinarica do të jetë rruga e parë dhe e vetme e biçikletave që do të lidhë të tetë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bëhet fjalë për shtegun me 100 faza që është projektuar për çiklistët dhe 4,000 kilometrat e tij përbëhen nga rrugë të qeta të asfaltuara, shtigje pyjore dhe shtigje biçikletash.

Kështu, ngasësit mund të shijojnë brigjet spektakolare të Shqipërisë dhe Kroacisë, parqet kombëtare të Kosovës, malet e thepisura të Malit të Zi dhe pyjet e harlisur dhe lumenjtë në të gjithë Slloveninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Ndryshe në listën e hartuar nga CNN përfshihen edhe vende si Sumba në Indonezi, bregdeti i Detit të Zi të Turqisë, Tartu në Estoni, Tainan në Tajvan, Koreja e Jugut, Shqipëria, Kili dhe Ishujt Abrolhos, Australia Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori