“Ku je tu shku o shpirt, a po vjen me të çue në shtëpi?!” – ishin fjalët që i akuzuari K.M. i kishte thënë të dëmtuarës nga dritarja e veturës së tipit ‘Merecedes 190’, pak para se ta sulmonte seksualisht – sipas Dosjes së Prokurorisë.
Ngacmimi me fjalë nuk ishte veprimi i vetëm që i akuzuari e kishte bërë, pasi i njëjti me ta ndaluar veturën e tij i ka shkuar prapa viktimës – duke e prekur në pjesë të trupit. Madje, sipas Prokurorisë, i akuzuari kishte tentuar ta puthte pa pëlqimin e saj – thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës së Prizrenit.
Veprime këto të cilat Prokuroria i kishte konsideruar si “sulm seksual” e Gjykata i kishte shqiptuar dënim me “burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetëve”.
Këto veprime – sipas Dosjes së Prokurorisë – kishin ndodhur më 14.02.2024.
“…e ndal automjetin në rrugë dytësore, del jashtë, e godet automjetin në pjesën e pasme me qëllim që të tërheqë vëmendjen. Në momentin kur viktima vazhdon rrugën, shkon prapa saj, nga mbrapa tenton ta prekë në vithe. Dhe, kur e dëmtuara fillon të largohet, i njëjti i shkon nga mbrapa e kap për qafe dhe tenton ta puthë në buzë…” – thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren.
Këtyre veprimeve të të akuzuarit – sipas Dosjes së Gjykatës – e dëmtuara ishte munduar t’ju bëjë ballë – duke u munduar që ta shtynte të akuzuarin për t’u larguar dhe ka vrapuar prej atij.
Sipas Aktgjykimit të shpallur më 18.07.2024 dhe të përpiluar më 07.08.2024, Aktakuza e Prokurorisë nuk ishte e pranueshme për të akuzuarin, pasi i njëjti në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 11.04.2024 ishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën që i vihej në barrë.
Gjykata – sipas Aktgjykimit – ia fali plotësisht besimin dëshmisë së dëshmitarës/dëmtuarës, ngase u bazua edhe në provat materiale të administruara, siç janë pamjet e CD-së. Gjykata ka vërtetuar faktin relevant se i akuzuari K.M., nga video incizimi nr.6 në mënyrë jo të qartë, vërehet kontakti i dy njerëzve ku lëvizin në mes të rrugës, në vijën e bardhë të komunikacionit dhe për disa sekonda kanë kontakt fizik.
Tutje, sipas Aktgjykimit, më pas personi me xhaketë me ngjyrë të bardhë lëviz në drejtim të kundërt të rrugës, ndërsa personi me xhaketë të zezë në drejtim të regjistrimit të kamerës së sigurisë. Po ashtu, nga video incizimi i realizuar në ditën kritike, e siguruar si provë materiale, e nga e dëmtuara/dëshmitarja, i cili video incizim përmban datën 14.02.2024, i cili përputhet edhe me video incizimet e siguruara nga ana e Prokurorit të Shtetit, sa i përket datës së njëjtë të ngjarjes kritike dhe kohës së ndërmarrjes së veprimeve të akuzuarit ndaj të dëmtuarit, ku shihen pamjet e regjistrimit të kamerave nga një shtëpi private.
Gjithnjë – sipas Aktgjykimit – nga përmbajtja (pamja vizuele), në ditën kritike të datës 14.02.2024, në orën 17:41 e 36 sekonda shihet lëvizja e një personi në fund të rrugës nga drejtimi i lëvizjes nga ana e majtë në të djathtën, më pas në orën 17:41 e 53 sekonda dëgjohen të folura dhe një e bërtitur – zë i femrës “largohu”. Pastaj, në orën 17:41 e 58 sekonda shihet lëvizja e një personi duke u kthyer në rrugën që e ka lëvizur si më lart.
Gjithnjë – sipas Aktgjykimit – nga Raporti mjekësor i QKMF-së i datës 14.02.2024, nga dr. M.B., për të dëmtuarën, vërtetohet fakti se tek e dëmtuara mjeku ka konstatuar se tek e njëjta vërehen plagë sipërfaqësore në qafë, shpinë dhe gjoks. Nga Raporti mjekësor te dr. Sh.Sh., specialiste e psikatrisë, të datës 15.02.2024 vërtetohet se e dëmtuara ka pasur vizitë te Shërbimi profesional i shëndetit mendor në Prizren, ku është caktuar terapia “psikoterapi mbështetëse për shkak të stresit ‘reactio strssogenus’ të rastit të përjetuar”.
Tutje – sipas Aktgjykimit – nga shikimi i CD-së, me këto video incizime të ditës kritike ku pretendohet se është kryer vepra penale nga i akuzuari, Gjykata ka vërtetuar faktin se e njëjta CD përmban sekuenca të video incizimeve, ku Prokuroria pretendon se është kryer vepra penale nga këtu i akuzuari.
Po ashtu – sipas Aktgjykimit – Gjykata me rastin e marrjes së vendimit sa i përket sanksionit penal, si rrethana lehtësuese, vlerësoi sjelljen e tij korrekte gjatë gjykimit. Ndërsa, rrethana rënduese ka gjetur shkallën e lartë të dashjes nga ana e të akuzuarit për kryerjen e veprës penale. Po ashtu, Gjykata ka vërtetuar se i akuzuari ishte i përgjegjshëm dhe përgjegjës për këtë vepër penale, i aftë për t’i kuptuar sjelljet e veprimet e tij, veprën penale e kishte kryer me dashje direkte, se veprën penale e kishte kryer ndaj të dëmtuarës/viktimës, e cila ishte në moshën e re.
“Gjykata të akuzuarit kohën e kaluar në masën e paraburgimit prej 5 (pesë) muajve, nga data 23.02.2024 deri me datë 24.07.2024, ia ka llogaritur në dënim e shqiptuar – duke u bazuar në Nenin 79 të KPRK-së.” – thuhet në arsyetimin e Aktgjykimit.
Aktgjykimin e plotë mund ta gjeni në këtë LINK.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vlora-Citaku-780x439.jpg)
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/CenterSkenderaj-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
![Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Hashim-Thaci-e1733510420349-780x439.jpg)
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re