Sulejman Starova
U mundëm kundër një gjiganti si Franca, por luajtëm me dinjitet dhe humbëm sepse jemi të limituar në cilësi. Zëvendësimet që u bënë nuk mundën të ruanin as ritmin dhe as frymën që kishte pjesa tjetër e skuadrës në fushë.
Ndeshja
Dikush harron, por unë do ta theksoj deri në pafundësi se kjo është Shqipëria e 10 milionë shqiptarëve. Për këtë motiv ne duhet jemi një skuadër me alternativa. Luajtëm mirë, me ritmin e duhur, por kur u deshën dy zëvendësime, ne nuk e kaluam me sukses provën.
Goli i Grizmanit ishte i pabesueshëm, sepse shënoi nga vendi dhe pa asnjë sforco. Veseli duhej të kishte qenë i vëmendshëm aty…
Starti
Shqipëria përfitoi dukshëm nga vendosja e Francës në pjesën e parë. Deshamp kishte lënë me qëllim pushim Grizmanin e Pogbanë dhe Franca ishte shumë horizontale në fushë, pa pasur thellësi.
Sigurisht, Shqipëria e shfrytëzoi mirë këtë “mendjemadhësi” të Francës dhe me shumë meritë arriti t’i bllokonte kundërshtarët duke bërë presing të shkëlqyer për çdo top dhe duke qenë e disiplinuar taktikisht në momentin kur nuk e zotëronte topin.
Kjo solli që Franca pati vetëm një rast goli në pjesën e parë, ndërkohë që Shqipëria në çdo minutë që kalonte fitonte besim.
Por, për fat të keq, ekipi ishte projektuar i tëri për të mbrojtur. Lila e bëri shumë mirë detyrën me lojtarët që kishte në krah sa i përket anës defensive, por në sulm nuk mund të bënte më shumë, sepse ai nuk është Roshi dhe nuk mund t’i kërkosh mrekulli në të dyja aspektet.
Frika e Francës
Franca nisi të kuptojë se Shqipëria do ta bënte të vuante vetëm pas minutës së 20-të. Menduan se me presingun asfiksues të minutave të para do ta çanin murin kuqezi, por më pas e kuptuan se Shqipëria nuk po i linte asgjë rastësisë.
Kjo më pas e “trembi” disi Francën dhe e bëri të angazhohej 100%, por qartazi në mesfushë “gjelat” nuk kishin asnjë epërsi në pjesën e parë. Barazimi i 45 minutave të para ishte i merituar dhe tërësisht në favor të Shqipërisë.
Pjesa e dytë
Patëm një shans të mirë për të shënuar, por shtylla na e mohoi atë. Kemi limite të mëdha në sulm, sepse kur një skuadër luan kaq shumë në mbrojtje, atëherë duhet patjetër që të kesh një sulmues të shpejtë dhe profilik, i cili të mund të bëjë gjëra të mira edhe në ato pak raste që krijohen.
Sadiku është një lojtar i zoti, por i duhet një sistem tjetër loje që të jetë efikas. Ai nuk mund të marrë topin nga mesfusha dhe aq më pak në një ndeshje si kjo me Francën ku markimi ishte i ashpër.
Ndërkaq, Franca futi Pogba dhe Grizman. Menjëherë më pas situata ndryshoi tërësisht, sepse Franca me ata në fushë krijoi raste shumë më tepër edhe se sa gjithë ndeshjen me Rumaninë.
Shqipëria u përpoq, por ndoshta De Biazi duhej të kishte aktivizuar Cikalleshin dhe Roshi të kishte hyrë më herët në fushë. Gjithsesi mirë.
Nuk stonuan ata, por mbrojtja pas daljes së Ajetit.
Treshja e mesfushës…
Kam qenë dhe mbetem tifoz i treshes Xhaka, Roshi dhe Memushaj. Skuadra ka fizionomi të qartë loje, luan e qetë dhe ka besim se nuk i nënshtrohet presionit të rivalit.
Por u duhet një sulmues më i shpejtë dhe më profilik, me qëllim që të çlirohen me ndonjë gol dhe të mund të kenë më shumë frymëmarrje edhe atëherë kur e kanë topin në këmbë.
Gjimshiti, jo Veseli…
Ndoshta nuk janë bërë mirë llogaritë me qendrën e mbrojtjes. Shqipëria është e dubluar në çdo repart, por jo në qendër të mbrojtjes.
Në fillim mendova se ishte një çmenduri ndërrimi i Ajetit pa motiv, por kur mësuam se Ajeti ka pasur probleme fizike, atëherë lind pyetja: A do të ishte më mirë Gjimshiti, apo Veseli?
Unë them më mirë Gjimshiti. Ka më shumë eksperiencë, më shumë forcë dhe më tepër gjatësi. Pas daljes së Ajetit, pësuam dy gola pikërisht në qendër. I pari shumë i hidhur, sepse Grizman as që u sforcua për të shënuar me kokë, ndërkohë që Veseli nuk ishte i pozicionuar mirë.
Mëkat, por kemi shanse me Rumaninë dhe nuk duhet të demoralizohemi. Duhet që të mbledhim forcat dhe të mendojmë se presioni nuk është mbi ne. Thjesht duhet të kemi besim dhe të ndryshojmë diçka për të menduar edhe për sulmin…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë