LAJMI I FUNDIT:

Ku është dashuruar Guardiola? Kjo është përgjigja e spanjollit

Ku është dashuruar Guardiola? Kjo është përgjigja e spanjollit

Ka përfunduar stinori në Bundesligë me Bayernin që ka arritur ta fitoi për herë të tretë radhazi titullin e kampionit.

Skuadra rekordmene në Gjermani do t’i japë lamtumirën trajnerit të tyre spanjoll Pep Guardiola pas përfundimit të finales së Kupës së Gjermanisë.

Por spanjolli që do t’i bashkohet Manchester Cityt, ka folur pas përfundimit të ndeshjes me Hannoverin.


Ai e pranon se është dashuruar në qytetin e Munichut, por ka thënë se nuk ishte trajneri perfekt për Bayernin.

“Jam dashuruar në Gjermani, jam dashuruar pas Munichut. Jam krenar që kam drejtuar një klub si Bayerni i Munichut dhe vazhdoi të mendoj se Bayerni do të kishte fituar gjithçka përfshi dhe Ligën e Kampioneve”.

“Nëse një trajner nuk arrin ta fitojë atë në tre vjet është mirë të largohet. E pranoj se nuk kam qenë trajneri perfekt për Bayernin dhe për këtë më vjen vërtet keq”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/