LAJMI I FUNDIT:

Kthehen nga Sllovenia në Kosovë edhe 47 qytetarë

Kthehen nga Sllovenia në Kosovë edhe 47 qytetarë

Edhe 47 qytetarë të cilët ndodheshin në Slloveni tashmë janë kthyer në Kosovës. Kështu ka bërë të ditur ambasada e Kosovës në Slloveni përmes një njoftimi.

“Ambasada e Kosovës në Slloveni, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Sllovenisë ka mundësuar kthimin në Kosovë edhe të 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, të cilët kishin raste urgjente shëndetësore dhe të natyrave tjera.

Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës”, thuhet në njoftim.


Ambasada ka falënderuar autoritetet shtetërore të Sllovenisë, Kroacisë dhe të Malit të Zi si dhe Ambasadën e Kosovës në Kroaci për përkrahjen e madhe të ofruar. /Telegrafi/