Kryqi i Kuq Shqiptar nisi sot një fushatë për mbledhje fondesh nga qytetarë dhe biznese, që do t’i kalojnë menjëherë Kryqit të Kuq Ukrainas si mbështetje për operacionet humanitare në terren.
Qindra vullnetarë i janë bashkuar këtij apeli për ndihmë në të gjithë Shqipërinë për të lehtësuar grumbullimin e sa më shumë të hollave në dobi të qytetarëve të pambrojtur ukrainas.
“Mendoja se i kishim lënë pas luftërat e përgjakura. Nuk është e pranueshme që udhëheqës të papërgjegjshëm të hedhin bomba mbi qytetarët e pafajshëm dhe të pambrojtur. Ne jemi pranë popullit të Ukrainës dhe pranë Kryqit të Kuq Ukrainas” – thotë Bleona Sulrama, studente e Punës Sociale dhe vullnetare e Kryqit të Kuq.
Në zyrat e Kryqit të Kuq Shqiptar studentë vullnetarë po koordinojnë fushatën për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar qytetarët e pambrojtur të Ukrainës.
Ata e dinë mirë se gjatë luftimeve ushtarake është popullsia civile, njerëzit e thjeshtë e pa përkrahje që vuajnë më tepër dhe e pësojnë më rëndë.
“Shqipëria vërtet duket një vend i varfër, por ajo është shumë humaniste dhe altruiste. Ajo e ka ndjerë shumë këtë periudhën e luftës së Ukrainës, sepse kemi parë te familja dhe shoqëria në tërësi që u vjen keq për këtë gjendje. Mendoj se do të mblidhen kontribute. Sado të pakta të jenë, për njerëzit në nevojë këto janë gjëra të mëdha” – thotë studenti mjekësisë, Sentiliano Durrësi, vullnetar i Kryqit të Kuq.
Kryqi i Kuq Ukrainas dhe Misioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po përballen me një situatë tepër të vështirë dhe gjithë shoqatat rajonale kanë një rol të madh për të luajtur në ndihmë të njerëzve në nevojë atje.
“Kryqi i Kuq Shqiptar, – thotë Artur Katuçi, sekretar i përgjithshëm i tij, – sapo ka lëshuar në fundjavë një apel për ndihmë dhe nisi një fushatë për mbledhje fondesh, të cilat do t’i kalojnë menjëherë Kryqit të Kuq Ukrainas. Në bashkëpunim me shoqatat rajonale dhe me drejtorinë e Europës në Budapest sapo kemi nisur mbledhjen e ndihmave për Kryqin e Kuq të Ukrainës, i cili po përballet drejtpërdrejt në terren me pasojat e sulmit rus”.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar në 39 degët e tij në të gjithë Shqipërinë do të dalin nesër në sheshet dhe rrugët kryesore për të mbledhur ndihma në të holla për Ukrainën, ndërkohë që cdo dhurues mund të derdhë online në llogaritë bankare e Kryqit të Kuq Shqiptar duke nisur nga 1 dollarë apo 1 euro e më shumë e më lart.
“Me shpresën që lufta të mbyllet sa më parë, u bëjmë thirrje shqiptarëve kudo që janë me mundësitë financiare, që ata kanë të ndihmojnë për njerëzit e Ukrainës, duke menduar si për veten e tyre në kushte lufte” – thotë vullnetari i Kryqit të Kuq, Oltion Biba, student i Univesitetit të Sporteve.
Kryqi i Kuq Shqiptar ka donatorë besnik që dhurojnë rregullisht fonde për t’iu gjendur njerëzve të pambrojtur, por në tërësi shqiptarët reagojnë pozitivisht ndaj fushatave humanitare, biznese të vogla e të mëdha, apo qytetarë të thjeshtë, sepse e dinë që edhe popuj të tjerë kanë mbledhur ndihma për ta sa herë që Shqipëria dhe Kosova kanë pre e krizave, trazirave dhe luftimeve.
“Nëse ne do të ishim përfshirë në një luftë, jam e sigurtë ata do të ishin pjesë e ndihmave për ne. E ndjejmë si detyrim që t’i ndihmojmë dhe të mbledhim fonde për ata nëna e fëmijë që kanë dalë nga shtëpitë dhe janë nën bombardime tani në dimër” – thotë vullnetarja Lidia Marolli, studente e infermierisë.
Veprimtarët e Kryqit të Kuq janë të bindur se shqiptarët janë popull human dhe filantropë. Sa herë që ka kriza humanitare shqiptarët shfaqin solidaritet dhe reagojnë, mjafton që vullnetarët t’u tregojnë sigurinë dhe drejtimin se ku duhet t’i dërgojnë ndihmat e tyre.
“E vetmja gjë që mund të bëjmë në këto kushte është vullnetarizmi. Bashkëpunimi është një vlerë që i ka mbetur popujve dhe nën këtë atmosferë lufte dhe vuajtjesh njerëzore është më mirë të bësh diçka se sa të mos bësh asgjë” – thotë studentja e drejtësisë, Megisa Gjeçi, vullnetare e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Studentët vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar pohojnë se fushata të tilla për të mbledhur ndihmat humanitare nxitin reagimin qytetar për të mbrojtur njerëzit në nevojë dhe provokojnë edhe ato grupe indiferente që lëvizin pak në kriza të tilla si kjo e fundit në Ukrainë.
Turizmi afroi shqiptarët me Ukrainasit, nis fushata e solidaritetit
Vitet e fundit turizmi nga Ukraina është rritur ndjeshëm në Shqipëri dhe kjo ka afruar shqiptarët me ukrainasit që në këto ditë gjenden nën flakët e luftës.
“Turistët ukrainas vijnë kryesisht në bregdetin e Sarandës dhe Ksamilit, – tha Fatos Demiri, një operator turistik vendas. – Mikpritja e shqiptarëve solli edhe shtimin e ndjeshëm të vizitorëve vit pas viti”.
Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin se numri i turistëve ukrainas në Shqipëri arriti në 2021 në mbi 110 mijë nga rreth 45 mijë që ishte në vitin 2019 para pandemisë dhe nga 20 mijë që ishte në vitin 2020.
“Ne e nisëm në 2015-ën me avionin e parë nga Ukraina. Atëherë ishte një avion çarter në dhjetë ditë ndërsa vitin e shkuar kishim 14-15 avionë turistikë në javë”, – i tha Zërit të Amerikës Bledi Bajraktari, pronari i Agjensisë “Alert Travel”, që sjell në Shqipëri turistë ukrainas.
Ai e ka ngritur agjensinë së bashku me Tatyanën që është një shtetase nga Ukraina.
“Për këtë sezon nga qershori priteshin 20 avionë në javë vetëm nga Ukraina dhe çdo avion ka 190 – 200 persona. Tani është si në një familje që ka ndodhur një fatkeqësi, kemi ngrirë gjithçka, – tha zoti Bajrakatri.
Solidariteti shqiptarëve me ukrainasit në këto ditë të luftës
Dhjetëra qytetarë shqiptarë dhe biznese po i përgjigjen një thirrje të Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri për ndihmë humanitare.
Përmes rrjeteve sociale qytetarët shqiptarë kanë shprehur gadishmërinë për të mbledhur mjete të domosdoshme jetike për t’i ardhur në ndihmë popullit ukrainas./VoA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkolla-1-380x233.jpg)
Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?
![MBPEU: Janë paguar 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/rrushi-380x233.jpg)
MBPEU: Janë paguar 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit
![Osmani takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës, përkrahësit e fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480209587_1166066784877859_2289392618338489363_n-380x233.jpg)
Osmani takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës, përkrahësit e fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim