LAJMI I FUNDIT:

Kryqi, armët dhe maskat – sekretet misterioze brenda serialit Squid Game

Kryqi, armët dhe maskat – sekretet misterioze brenda serialit Squid Game

Seriali korean Squid Game ka bërë për vete miliona shikues. Të paktën kështu thonë statistikat zyrtare dhe interesimi i publikut, që prej ditës së parë kur seriali nisi të shfaqej.

Ekipit realizues iu deshën tre vjet të krijonin sezonin e dytë të këtij seriali misterioz. Cilësohet i tillë për faktin se në vete përmban shumë pamje të çuditshme dhe jo lehtë të zbërthyeshme.

Por, disa prej sekreteve të këtij seriali tashmë janë zbërthyer, shkruan mediumi TheTab.


Maskat – Të armatosurit me rroba ngjyrë pink janë ata që mbajnë rendin derisa lojtarët sfidohen nga lojërat për jetë ose vdekje. Ata mbajnë maska të zezë në fytyrë, por secili ka një shenjë dalluese. Maskat me shenjat O dhe trekëndësh thuhet se ndërlidhen me kontrollin e Playstation.

Sezoni i dytë i serialit shfaq ndër të tjera një reper të zhytur në borxhe dhe një djalosh që merret me kriptovaluta e që i ka mashtruar ndjekësit e tij në internet. Tek djaloshi i parë, Choi Seunghyun, shfaqet momenti kur ai bart me vete kryqin, e që brenda tij mban disa pilula. Ato konsiderohen të jenë lëndë narkotike që lojtarin ta mbajnë të fokusuar dhe t’i japin rehati.

Pilulat i fsheh te kryqi, por komentuesit kanë shtruar pyetjen se si është e mundur që organizatorët të mos ia gjenin paraprakisht. Kjo nisur nga fakti se kur personazhi kryesor, Seong Gi-hun, i luajtur nga Lee Jung-jae, fsheh në dhëmbin e tij një mikroçip për të komunikuar me botë jashtë, çipi i zbulohet dhe i largohet.

Kjo ka shtruar dilemën nëse siguria s’ka qenë në nivel, apo i gjithë skenari ishte me parapërgatitje.

Fakti tjetër është se reperi Choi Seunghyun është me të vërtetë këngëtar i muzikës rep.

Ai ishte pjesë e grupit BIGBANG, ndërsa ka edhe disa projekte muzikore në internet. Ka miliona ndjekës në Instagram.

Armët – Mbarëvajtësit e lojës në Squid Games bartin me vete disa lloj armësh false për efekte të serialit Më e famshmja është ajo MP5. Kjo armë ekziston me të vërtetë. Është armë automatiku e zhvilluar në vitin 1960 nga një prodhues gjerman. Ai ka disa versione të krijuara përgjatë viteve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Magazina
G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori