LAJMI I FUNDIT:

Kryhet autopsia e trupave të pajetë të sulmuesve në Banjskë të Zveçanit, por ende nuk është bërë identifikimi i tyre

Kryhet autopsia e trupave të pajetë të sulmuesve në Banjskë të Zveçanit, por ende nuk është bërë identifikimi i tyre

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) tashmë është kryer autopsia e trupave të pajetë të tre sulmuesve të vrarë gjatë përleshjeve të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Familjarët e tre të vrarëve janë interesuar që t’i marrin trupat e tyre, por sipas burimeve të Telegrafit, edhe pse është kryer autopsia, trupat e pajetë ende janë duke qëndruar në IML.

Siç merret vesh arsyeja e mbajtjes së tyre në këtë institut është se ende nuk u është bërë identifikimi i tyre.


“Nuk janë identifikuar me metoda shkencore”, i ka thënë një burim Telegrafit.

Në IML nuk kanë treguar se kur pritet të kryhet identifikimi i të vrarëve me këtë metodë.

Ndryshe, mëngjesi i hershëm i së dielës e gjeti Banjskën e Zveçanit nën sulme të një grupi serbësh prej më shumë se 30 personave të armatosur rëndë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku si dhe u plagos pjesëtari i policisë, Alban Rashiti.

Sipas informacioneve zyrtare gjatë këtij sulmi mbetën të vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Lidhur me këtë sulm Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona. Katër prej tyre u liruan të mërkurën në mungesë të provave, pasi ishin arrestuar në distancë të largët nga vendi i sulmit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori