LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: LDK të pranojë propozimin e Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës

Kryeziu: LDK të pranojë propozimin e Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike sa i përket heqjes pjesërisht të taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kryeziu ka pohuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, si pjesë e koalicionit qeverisë nuk ka mundur të ndikojë në qëndrimin e Kurtit për heqjen e taksës, si ka propozuar kjo parti, prandaj do të duhet të pranojë propozimin e Kurtit, transmeton Telegrafi.

“LDK do të duhej që të pranonte propozimin e kryeministrit Kurti, edhe të mundësojë që sot ose nesër, Qeveria të marrë vendimin e propozuar për 15 mars”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.


Ai ka deklaruar se 15 marsi e 1 prilli, janë dy javë edhe as në kohë e as në përmbajtje nuk përbëjnë kurrfarë ndryshimi nga propozimet për heqje të tërësishme të taksës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me heqjen e pjesshme të taksës. Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se taksa 100 për qind do të largohet pjesërisht vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që nga 15 marsi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori