Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Hekuran Kryeziu ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj Bullgarisë.

Kosova është nikoqire e Bullgarisë në takimin e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, i vlefshëm për Grupin A.


Në konferencë për shtyp para ndeshjes ka folur mesfushori Kryeziu, i cili ka thënë se është gati për këtë takim dhe pret rezultat pozitiv para tifozëve tanë.

"Siç e pat, dje kam stërvitur, e kam kryer gjithë stërvitjen. Nëse shkon mirë edhe sot, do të jem në dispozicion për ndeshjen e ardhshme", ka thënë fillimisht Kryeziu në konferencën për shtyp.

54516896 303309236976450 1789149608757166080 n Challandes dhe Kryeziu në konferencën për shtyp (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"I kemi bo disa analiza për Bullgarinë dhe e kemi parë se në Ligën e Kombeve në rezultatet e fundit nuk kanë ndodhur shumë gola në ndeshjen e tyre".

54524280 276020503290644 6212476112681828352 n Hekuran Kryeziu (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Besoj se siç e kemi pa ekipin tonë, përfaqësuesen tonë ndaj Danimarkës, jemi shumë optimist dhe me publikun që e kemi fantastik këtu në Prishtinë, besoj që do të jetë një ndeshje shumë pozitive dhe me një rezultat të mirë për ne".

"Do të na pret një ndeshje ndryshe nga ajo me Danimarkën. Na pret një Bullgari që është fizikisht shumë e fortë dhe me agresivitetin e tyre kanë me na bërë ndeshjen e vështirë", përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app