LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se stadiumi i qytetit të Prishtinës do të mbajë emrin e ikonës së futbollit shqiptar të Kosovës, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri vdiq pas një komplikimi shëndetësor, në betejën e vetme që futbollisti legjendar nuk arriti të driblonte përtej me sukses.

Vokrri në studion e Telegrafit

Me anë të një komunikimi publik të tij, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Fadil Vokrrit, i cili së fundmi ishte kryetar i FFK-së.


Stadiumi i Prishtinës do të jetë bukuria e futbollit edicionine ardhshëm, Foto: Telegrafi

Me këtë rast, Shpend Ahmeti ka shuar të gjitha dilemat edhe për emrin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, i cili është renovuar dhe do të hapet shumë shpejt për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës dhe FC Prishtinës.

Të gjitha lajmet nga Fadil Vokrri, jeta dhe vepra e tij!
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fadil Vokrri, jeta dhe vepra e tij!

“Një jetë plot suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvëndësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, u shpreh Shpend Ahmeti në postimin e tij.

Burimet tjera të Telegrafit konfirmojnë se emërtimi i stadiumit të Prishtinës me emrin e ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, pritet të bëhet në njërën nga mbledhjet e radhës të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Fadil Vokrri mbetet i pakontestueshëm si një prej lojtarëve më të mirë jo vetëm të Kosovës, por të mbarë ish Jugosllavisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit janë habitur plotësisht pasi zbuluan emrin e vërtetë të Arne Slot

Tifozët e Liverpoolit janë habitur plotësisht pasi zbuluan emrin e vërtetë të Arne Slot

Premier League
Ylli i Man Utd pranon se Ronaldinho e 'mashtroi' për të nënshkruar me klubin anglez

Ylli i Man Utd pranon se Ronaldinho e 'mashtroi' për të nënshkruar me klubin anglez

Premier League
Vinicius është larg marrëveshjes së re me Real Madridin - ai dëshiron kontratën më të madhe në historinë e klubit

Vinicius është larg marrëveshjes së re me Real Madridin - ai dëshiron kontratën më të madhe në historinë e klubit

La Liga
Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

La Liga
Arsenali akuzohet për thyerjen e rregullit të UEFA-s për përballjen me PSG-në, janë ngritur dyshime të mëdha

Arsenali akuzohet për thyerjen e rregullit të UEFA-s për përballjen me PSG-në, janë ngritur dyshime të mëdha

Liga e Kampionëve
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Kalo në kategori