LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i OVL UÇK-së: Këtë muaj presim të kemi 4-5 ftesa në ditë nga Gjykata Speciale

Kryetari i OVL UÇK-së: Këtë muaj presim të kemi 4-5 ftesa në ditë nga Gjykata Speciale

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se ka paralajmëruar qysh moti se shtatori dhe tetori do të jenë muaj të nxehtë sa u përket ftesave nga Gjykata Speciale.

Gucati, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nga dita e premte deri sot [enjte] nga Gjykata Speciale janë lëshuar mbi 26 ftesa.

Ai ka thënë se për disa persona për momentin ftesat nuk janë bërë publike pasi Organizata e ruan privatësisë e tyre.


“Ne presim edhe ditëve në vijim të kemi ftesa të reja. Ky muaj do të jetë i nxehtë për OVL UÇK-në dhe vet veteranët. Do të ftohen nga 4-5 luftëtarë në ditë”.

Kryetari i OVL UÇK-së ka thënë se deri më tani ka rreth 100 ftesa për pjesëtarët e UÇK-së dhe persona tjerë që nuk kanë qenë pjesë e luftës.

Ai ka thënë se nga fillimi i nëntorit priten aktakuza të reja apo edhe arrestime të reja për llogari të Gjykatës Speciale.

“Në bazë të informacioneve priten 3-4 aktakuza gjatë nëntorit por edhe arrestime”.

Gucati ka thënë se Gjykatës Speciale më nuk i besohet se kënd do ta ftojë për intervistim pasi sipas tij janë ftuar edhe persona që kanë pasur tri vite gjatë luftës.

I pyetur për rolin e Vetëvendosjes në raport me Gjykatën Speciale, Gucati ka thënë se nuk beson se kjo parti mund të zhbëjë Specialen pasi nevojiten 83 vota.

Kryetari i OVL UÇK-së duke folur për “veteranët e rrejshëm”, ka thënë se prokuroria është duke punuar për pastrimin e listave. Sipas tij deri më tani nga lista e pagesave janë larguar rreth 800 persona që kanë përfituar nga ky status.

“400 prej tyre është verifikuar që janë nga Shqipëria ndërsa 300 nga Kosova”, tha ndër të tjera Hysni Gucati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori