LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mohon përfshirjen e stafit të tij në incidentin ndaj presidentes Osmani në Aeroportin e Shkupit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mohon përfshirjen e stafit të tij në incidentin ndaj presidentes Osmani në Aeroportin e Shkupit

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndodhur një incident në Aeroportin e Shkupit, derisa ajo po e kalonte kontrollin, ku iu kërkua nga punëtori i sigurimit telefoni dhe gjërat e saj personale.

U raportua se në këtë rast ishin të përfshirë edhe pjesëtarët e sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mohon përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin e sotëm në aeroportin e Shkupit


“Ndryshe nga këto raportime, anëtarët e ekipit të sigurimit të Kryeparlamentarit Gashi kanë qenë të pranishëm aty vetëm për ta qetësuar situatën e krijuar nga një keqkuptim mes sigurimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit. Personeli i sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t’i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP”, thuhet në reagimin nga kabineti  kryeparlamentarit Gashi.

"Sigurimi tentoi t'ia merrte telefonin presidentes Osmani", Presidenca sqaron incidentin në Aeroportin e Shkupit
Lexo po ashtu "Sigurimi tentoi t'ia merrte telefonin presidentes Osmani", Presidenca sqaron incidentin në Aeroportin e Shkupit

“Me këtë rast theksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz. Pas kësaj u bëjmë thirrje edhe mediave që kanë raportuar për këtë ngjarje, që ta verifikojnë informacionin e tyre para se të publikojnë pretendime të tilla dhe të veprojnë me përgjegjësi profesionale dhe etike”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori