LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i BIM uron qytetarët mysliman të Maqedonisë me rastin e fillimit të muajit Ramazan

Kryetari i BIM uron qytetarët mysliman të Maqedonisë me rastin e fillimit të muajit Ramazan

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi, ka dërguar një mesazh me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit në të cilën i fton besimtarët të falënderojnë Allahun Fuqiplotë që ka bërë të mundur që sërish të presin Ramazanin, këtë muaj të agjërimit, të mëshirës dhe bereqetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Shenja më e përkryer e së mirës është përulësia, reflektimi, devotshmëria! Shenja më dalluese e së keqes është lakmia, epshi, djallëzia. Përmes agjërimit pa dyshim që luftohen të gjitha shenjat dalluese të së keqes”, shkruan Rexhepi sipas të cilit agjërimi e nxit njeriun që të reflektojë mirë e mbarë, të angazhohet për të mirën dhe të bukurën, të veprojë ndershëm dhe besueshëm.

“Të dashur besimtarë! Muaji i Ramazanit është periudhë e shtimit të ibadeteve, të lutjeve, por edhe i reflektimeve mbi spastrimin e shpirtit, mbi gjetjen e rrugëdaljeve nga problemet e përditshme. Vetëm në këtë muaj, në momentin e reflektimeve, çuditërisht ndjehet një nevojë e zjarrtë për dituri, për arsimim, për edukim, për të qenë model i përhershëm i njeriut të mirë. Agjërimi, si veprim, është akt i mrekullueshëm, sepse bëhet për Zotin, sepse të bën të mirë, të butë, të dashur. Është i vështirë, por është një sprovë e këndshme, është i rëndë por është shumë i shpërblyer. Lumë ai që e pret këtë muaj të agjërimit”, shkruan mes tjerash kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili ka ftuar besimtarët që këtë Muaj ta përmbushin vetëm me ibadete dhe me akte solidare.


“Me lutje drejtuar Zotit të Madhërishëm që këtë Muaj ta kalojmë mirë e mbarë – ju qoftë për hajr të gjithëve ky Muaj i shenjtë. Mëshira, dashuria, bekimi i Zotit të Gjithë mëshirshëm qoftë mbi ne, mbi popullin tonë, mbi myslimanet dhe mbi gjithë njerëzimin. Paqja e këtij Muaji mbisundoftë përjetë”, thuhet në porosinë e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori