Kryetari Aliu, në ditën ndërkombëtare të infermierëve u premton atyre mbështetje institucionale

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mirëpritur drejtuesit dhe një pjesë të infermierëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Atyre u premtoi mbështetje institucionale dhe i falënderoi për shërbimet e vazhdueshme dhe profesionale që po ua bëjnë qytetarëve të Komunës së Ferizajt gjatë 24 orëve.
Aliu nëpërmjet një shkrese ka thënë se profesioni i infermierëve është thelbësor për shëndetin e qytetarëve.
“Mirëprita sot drejtuesit e infermierët nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Spitali Rajonal i Ferizajt, Qendra e Shëndetit Mendor në Ferizaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Ferizaj prirë nga Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, znj. Nexhmije Gori, ku shpreha falënderimin e përgëzimin për rolin historik, punën e përkushtimin e shërbimeve infermierike në Ferizaj e mbi të gjitha mbështetjen e pakursim për këtë profesion themelor në shërbimin shëndetësor për qytetarët. Të gjithë infermierëve anembanë - Urime Dita Ndërkombëtare e Infermierisë”, ka shkruar Aliu./Telegrafi/























































