Kryetari Agim Ademi po merr pjesë në mbledhjen e radhës së Komitetit HatTrick të UEFA-s, që po mbahet në Frankfurt. Gjatë këtij takimi i pari i FFK-së ka paraqitur projektet dhe nevojat financiare për infrastrukturë, për edukim e zhvillim, për futbollin e femrave dhe për ‘Grassroots’.
Në adresimin e tij para anëtarëve tjerë të Komitetit HatTrick, kreu i FFK-së, bëri prezantimin e projekteve të përbashkëta me komunat, me theks të veçantë për projektin në kryeqytet, ku do të bëhet Kampusi i Sportit të kryeqytetit, e ku parashihet të jetë edhe një stadium tjetër i kategorisë së katërt të UEFA-s si dhe disa fusha ndihmëse.
Pjesë e këtij Kampusi parashihet të jetë edhe një palestër multifunksionale, e cila do të jetë edhe në shërbim të klubeve të futsallit si dhe për ekipet kombëtare të futsallit.
Për herë të parë presidenti Ademi prezantoi edhe projektin e energjisë efiçiente dhe atë të shëndetësisë sportive.
Tutje, ai, paraqiti projektin për vazhdimin ndërtimeve në Kampin Nacional në Hajvali, ku do të ndërtohet edhe një fushë e mbyllur me standardet e UEFA-s, e ku do të mund të stërviten ekipet kombëtare gjatë periudhës së dimrit.
Gjatë paraqitjes së tij, kreu i FFK-së prezantoi edhe një projekt të veçantë për mirëmbajtjen e stadiumeve dhe objekteve sportive, teksa shpalosi edhe fillimin e projektit të Kampit në Obiliq, pastaj projektin multi-etnik në Kishnicë, projektin e Karantinës së Ekipeve Nacionale në Batllavë, si dhe të shtëpisë për rehabilitimin e futbollistëve (sportistëve) pas operimeve ose lëndimeve.
Gjithashtu, Ademi paraqiti edhe një marrëveshje që do të funksionalizohet me Institutin e Mjekësisë Sportive në Orllan, për të cilën ndërtesë është bërë kërkesa te kryetari dhe Asambleja e Komunës së Podujevës.
Një tjetër projekt shumë atraktiv, i cili u prezantua para Komitetit HatTrick është edhe ai në parkun e Gërmisë, të cilin presidenti i FFK-së e ka vlerësuar si projekt sportivo-ekonomik, e nëpërmjet të cilit kryeqyteti i Kosovës do t’u japë mundësi rinisë për aktivitete sportive.
Si projekt i rëndësisë së veçantë u prezantua krijimi i Kolegjit të Futbollit, derisa si projekt shumë i rëndësishëm është edhe ai i përzgjedhjes së 50 trajnerëve të rinj të Kosovës, të cilët do të ndjekin edukimin nëpër klubet e ligave evropiane dhe më pas përvojën e fituar do të kthehen ta instalojnë në futbollin vendor. Të gjitha projektet e prezantuara në Komitetin HatTrick, duke përfshirë edhe specializimin e administratës në kurset e UEFA-s, janë përfshirë në Strategjinë e FFK-së për 5 vitet e ardhshme.
Kryetari Ademi raportoi edhe për projektet e realizuara me komunat dhe ato që janë të parapara për t’u finalizuar, teksa theksoi se çdo komunë që bën memorandum me FFK-në do ta ketë mundësinë e ndërtimit të fushave stërvitore.
Në fund, kreu i FFK-së kërkoi përkrahje nga anëtarët e tjerë të Komitetit HatTrick për të gjitha projektet e FFK-së, duke theksuar rëndësinë që rinisë së Kosovës t’i krijohen mundësitë dhe hapësirat e nevojshme për ta zhvilluar talentin e tyre në futboll. Ai tha se Kosova është me fat që ka rini shumë të talentuar dhe kjo po dëshmohet si në vendin tonë, ashtu edhe në çdo vend të Evropës dhe botës ku jetojnë e veprojnë bashkatdhetarët tanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Doncic zhvillon ndeshjen më të mirë, Lakers triumfojnë në udhëtim te Nuggets

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë