LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 9° partlycloudy_day

Kryeshefi i “Pastrimi” reagon ndaj deklaratave të Ramës: Po përdor mbeturinat për t’i dhënë tenderët miqve të tij

Kryeshefi i “Pastrimi” reagon ndaj deklaratave të Ramës: Po përdor mbeturinat për t’i dhënë tenderët miqve të tij

Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.

Reçica në një reagim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Rama po manipulon me çështjen e mbeturinave “për t’ua dhënë tenderët miqve të tij”.

“Deri sot në orën 9 të mëngjesit, Rama nuk na kishte dorëzuar as kamionët dhe kontejnerët e blerë, as dokumentet e tyre për regjistrim. Vetëm pak para konferencës, rreth orës 9, ai dorëzoi disa prej tyre, por jo të gjithë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme. Ky është një tjetër tregues i qartë i manovrave për të bllokuar shërbimet publike dhe për të krijuar kaos të qëllimshëm”, ka shkruar Reçica.


Situata me mbeturina, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në kryeqytet
Lexo po ashtu Situata me mbeturina, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në kryeqytet

Kryeshefi i “Pastrimit” ka shtuar tutje se më 7 janar përmes një emaili drejtuar kryetarit Përparim Rama dhe drejtorit Bekim Brestovci, kishte kërkuar një takim për të koordinuar shërbimet e pastrimit në kryeqytet. Sipas tij u deshën më shumë se 10 ditë për të marrë një përgjigje nga ta dhe në atë takim siç shkruan Reçica “dukej i vendosur që pastrimin t’ua jepte kompanive private, duke treguar qartë mungesën e vullnetit për zgjidhje dhe synimin për ta politizuar këtë çështje”

“Tani, si justifikim për këto dështime të qëllimshme, Komuna ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave, duke pretenduar se “Pastrimi” nuk po e kryen punën si duhet. Të nderuar qytetarë, ne po punojmë pa pushim ne 24 orë për 7 ditë të javës, me gjithë këto sfida, dhe nuk dorëzohemi me të vetmin qëllim që Prishtinën do ta pastrojmë nga mbeturinat”, ka shkruar Reçica.

Ai ka shtuar se për ta bërë më të qartë për gjithë qytetarët po duket se është duke u përgatitur e njëjta skemë siç është përdorur në shkurtin e vitit 2024 ku është negociuar kompania private e cila duket se mund të jetë përsëri e njëjta.

Përkeqësimi i situatës me mbeturinat në Prishtinë, Rama e Brestovci akuzojnë PDK-LVV për pengim të pastrimit në kryeqytet
Lexo po ashtu Përkeqësimi i situatës me mbeturinat në Prishtinë, Rama e Brestovci akuzojnë PDK-LVV për pengim të pastrimit në kryeqytet

“Përmes këtyre veprimeve të kundërligjshme fillimisht u fut në lojë një kompani private, pastaj u hap një tender i ndarë në pesë llote në vlerë 16.5 milionë euro, me kritere të përgatitura sipas qejfit për të favorizuar emrat e dëshiruar. Ky tender përfundoi i bllokuar në OSHP, duke dëshmuar manipulimin e procesit, favorizimet të operatorëve të caktuar si dhe tendencën për të përjashtuar dhe falimentuar KRM “Pastrimin””, thuhet në reagimin e tij.

Reçica ka shtuar se e gjithë kjo nuk ka të bëjë me pastërtinë e qytetit, por me një betejë për tenderët dhe kontrollin mbi paratë publike. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Embolia pulmonare, shkaqet, diagnoza dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Embolia pulmonare, shkaqet, diagnoza dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Shëndetësi
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Kalo në kategori