Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i është kundërpërgjigjur akuzave që prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, i ka bërë në adresë të tij.
Ish-prokurori special në një letër publike akuzoi Kryeprokurorin Lumezi se i ka ndërhyrë në punën e tij, madje e ka kërcënuar derisa ai po hetonte listat e veteranëve dhe e kishte ftuar për intervistim Kryeparlemntarin Kadri Veseli.
Lumezi, në një prononcim për Gazetën Express, ka reaguar ashpër. Blakajn e ka quajtur joprofesional, frikacak, të dështuar dhe prokuror të profileve të ulëta.
“Këto nuk janë akuza shumë të rënda. Është shumë lehtë me fol nga distanca. Është e vërtetë se unë e kam ftuar në zyrë Blakajn për me më tregu se përse e ka ftuar zt.Veselin për intervistim rreth rastit të veteranëve të luftës”, ka thënë Lumezi.
“Ai më ka thënë se po e thërret për shkak të deklaratave që Veseli i ka dhënë në foltoren e kuvendit kur ka thënë se janë fabrikuar listat e veteranëve”, ka vazhduar Lumezi.
Për intervistimin e Veselit, Lumezi thotë se është absurde të intervistohet një deputet i Kuvendit, për diçka që flet në foltore.
“Kjo ka qenë arsyeja ime dhe ka qenë një vërejtje se kjo është një jo profesionalizëm i skajshëm, është absurde që të intervistohet një person që flet nga foltorja e kuvendit”.
Ish-Prokurori Blakaj, në letrën e tij publike, tha se Lumezi ka ftuar atë dhe prokurorë të tjerë në zyrë, ku iu ka ulëritur nga nervozizmi që ia ka shkaktuar ngritja e aktakuzës për aferën “Pronto’.
Lumezi ka përgjigje edhe për këtë.
“Është e vërtetë që kam biseduar me një ton shumë tretës. Ai ka qenë një person që së bashku me prokuroren Drita Hajdarin ta hetojnë rastin ‘Pronto’. Ata nuk e kanë bërë asnjë veprim hetimor”, ka treguar Lumezi.
Tutje, Kryeprokurori i Shtetit i është përgjigjur me kundër akuza Prokurorit Blakaj.
“Kur i kam thirr në zyrën time, ai më ka thënë se nuk e kam lexu aktakuzën nuk e di lëndën por e përkrahi Drita Hajdaraj”.
“I kam thënë që nëse humbet aktakuza do të ballafaqohen me komisionin”, ka shtuar Kryeprokurori për Express.
Lumezi thotë se Blakaj duke thirrur në intervistim Kadri Veselin, ka dashur të shesë trimëri.
“Ai ka dashtë me tregu guxim lidhur me atë se unë po e thërras kryetarin e Parlamentit”, tha Lumezi.
Ai ka folur edhe për aferën Pronto, për të cilën Blakaj tha se Kryeprokurori i shtetit ka provuar ta kërcënojë.
“Nuk kam dashur që ta kthej aktakuzën e Prontos. Unë vetëm kam dashur që të marr sqarime nga ta lidhur me rastin. Ata nuk më kanë njoftu asnjëherë se çka ka bërë me aktakuzë. Unë atë aktakuzë nuk e kam pa, nuk ma ka dërguar kurrë. Kryeprokurori ka kërkuar që të plotësohet ajo aktakuzë. Kryeprokurori ka kërku nga ai që të dihen emrat”.
Lumezi e ka quajtur frikacak Blakajn që nuk qëndroi në Kosovë për të vazhduar punën për çka ishte thirrur, por shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Unë mendoj se nëse ai ka mëndu që ka prova të forta dhe të kryejë punë profesionale ai është dashur që të rrijë në Kosovë”, ka thënë Lumezi.
Blakaj ka lënë gati aktakuzën për listat me veteranë të rrejshëm dhe atë e ka dorëzuar në Kryeprokurori, por e njëjta është bllokuar – sipas Blakajt. Ish-prokurori tha se një nga arsyet e dorëheqjes ishte bllokimi që i ishte bërë aktakuzës së nënshkruar nga ai.
Lumezi thotë se nuk ka asnjë shkrim zyrtar nga Blakaj rreth kësaj aktakuze.
“Ato akuza nuk mund të vërtetohen dhe nuk janë të vërteta. Ai është dashur që të bëj shënim zyrtar. Ai po fshihet në Amerikë dhe po na akuzon neve. Këtu ai e tregoi karakterin e vërtetë. Sepse në karrierën nuk është marrë kurrë me lëndë të mëdha, unë ja kam dhënë lëndën pasi ka qenë prokuror i ri”, ka thënë Lumezi.
Lumezi thotë se aktakuza e dorëzuar nga Blakaj duhet të plotësohet.
Kryeprokurori i Shtetit, i pyetur nëse do të japë dorëheqje nëse akuzat e Blakajt vërtetohet, thotë se ai nuk ka dështuar.
“Po çfarë dorëheqje me dhanë. Vet puna ime, rezultatet e punës dhe guximi për ta marrë lëndën. Unë nuk kam dështuar, prokurori që e la lëndën në gjysmë ka dështu”, ka përfunduar Lumezi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk