LAJMI I FUNDIT:

Kryendeshja e xhiros së 24-të zhvillohet në Minatori, Trepça pret Pejën

Kryendeshja e xhiros së 24-të zhvillohet në Minatori, Trepça pret Pejën

Fundjava na sjell dy super derbi në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Xhiroja do të hapet me super ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës, që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa pejanët janë kampionë aktual, andaj pritet një super përballje në “Minatori” të shtunën.

Takim shumë i vlefshëm edhe ai ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit duan të jenë pjesë e “Play-off”-it, ku renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me dhjetë fitore e 13 humbje.


Të dielën do të përballen Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina, në duelin direkt për vendin e tretë. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 14 fitore e nëntë humbje dhe është shumë i rëndësishëm para garave përfundimtare.

Java e 24-t mbyllet me takimin mes Bashkimit dhe Istogut. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 15 humbje, derisa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 22 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga – Java 24

E shtunë

17:00 Trepça-Peja

19:00 Proton Cable Prizreni-Vëllaznimi

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi-Istogu

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori