LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Zelandës së Re i përgjigjet vajzës që deshi ta “korruptojë me pesë dollarë”

Kryeministrja e Zelandës së Re i përgjigjet vajzës që deshi ta “korruptojë me pesë dollarë”

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka refuzuar “ryshfetin” e një vajze 11 vjeçare, e cila i kishte dërguar pesë dollarë që t’i inkurajojë autoritetet që të fillojnë hetimet për dragonjtë.

Vajza Viktoria ka dashur që të fitojë dhunti telekinetike që të bëhet ushtruese për dragonjtë.

Ajo bashkë me letër i ka dërguar edhe pesë dollarë.


Kryeministrja iu ka përgjigjur vajzës me anë të një letre zyrtare në të cilën shkruan se administrata e saj “aktualisht nuk punon me dragonj”.

Kryeministrja në këtë letër ka shkruar edhe fjalinë: “Gjithsesi do të kam parasysh edhe dragonjtë. A veshin rroba”?

Vëllai më i madh i vajzës këtë letër e ka postuar në Reddit me komentin se motra e tij ka tentuar ta korruptojë kryeministren.

Kryeministrja ka konfirmuar për BBC se ky rast simpatik me të vërtetë ka ndodhur dhe iu ka përgjigjur vajzës.

“Ne jemi të interesuar për propozimin e saj për dragonjtë, por për fat të keq aktualisht nuk punojmë për këtë fushë. Për këtë ia kthej paratë dhe i dëshiroj çdo të mirë”.

Nuk është hera e parë që Ardern e cila vitin e kaluar është bërë nënë, përgjigjet në letrat e fëmijëve.

Në fillim të vitit Ardern i është përgjigjur një vajze që nga ajo ka kërkuar të ndalojë armët e rrezikshme.

“Nga letra që më ke dërguar e kuptoj se je një vajzë e ndjeshme dhe e bukur. Dua të inkurajoj që të vazhdosh të përhapësh mirësi përreth vetes”.

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Fun
Kalo në kategori