LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Zaev dhe bordi Maqedonia 2025: Fokus drejt krijimit të politikave afatgjate për zhvillim ekonomik

Kryeministri Zaev dhe bordi Maqedonia 2025: Fokus drejt krijimit të politikave afatgjate për zhvillim ekonomik

Investim në arsim dhe përforcim i kapitalit njerëzor, inovacionet, investimet, përmisimin e ambientit afarist, respektimin e themeleve demokratike të shoqërisë, luftë kundër korrupsionit dhe kujdes për ambientin jetësor, ishin temat në takimin që u mbajt online me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zv.kryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, me bordin Maqedonia 2025, kryetaren Vera Stavrof, Majk Zafirovski dhe Nikica Mojsoska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e Maqedonia 2025.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u diskutua për rendësin e zhvillimit ekonomik afatgjatë dhe një mjedis të parashikueshëm biznesi, si dhe bashkimin e të gjithë palëve në lidhje me përparësitë kyçe që duhet të përmirësojnë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zaev theksoi përkushtimin e Qeverisë me ballafaqimin e sfidave momentale si rezultat i pandemisë për zbutjen e pasojave, si dhe kohën e kushtuar nga të gjitha resorët ekonomike në Qeveri për krijimin e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e vendit që është e nevojshme për përmirësimin e ekonomisë dhe cilësisë së jetës.


Zaev shtoi se Qeveria mbështet bashkëpunimin me Maqedoninë 2025, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për forcimin e komunikimit afaristë midis komunitetit të afaristë maqedonas dhe diasporës së biznesit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, përdorimit të potencialeve dhe transferimit të njohurive dhe praktikave pozitive.

Në takim u konkludua se për kompanitë vendase, është me rëndësi të madhe përmirësimi i konkurrencës dhe produktivitetit, nëse dëshirojmë të kemi një shkallë më të lartë të zhvillimit ekonomik në të ardhmen. Për më tepër, u theksua rëndësia e hapjes për bashkëpunim në mënyrë që të krijohet një klimë e begatë ekonomike për mundësi më të mira për qytetarët, sipërmarrësin dhe investitorët e huaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori