LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri turk: SHBA-të e Rusia “po grinden si kapadai”

Kryeministri turk: SHBA-të e Rusia “po grinden si kapadai”

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se fuqitë e mëdha sot kanë një përgjegjësi shumë më të madhe, por pavarësisht kësaj, ata kërcënojnë njëri-tjetrin përmes Twitter-it.

“Posaçërisht vendet që kanë fuqi të madhe, anëtare të përhershme të OKB-së, sot kanë një përgjegjësi shumë më të madhe, por çfarë bëjnë ata?. Ata kërcënojnë njëri-tjetrin përmes Twitter-it. A do të vështrojë bota kacafytjet e juaja dhe faktin se po zhduken miliona jetë njerëzish?. ‘Unë kam raketat më të mira’, tjetri ia kthen ‘raketat e mia janë edhe më të mira’. Nisi, nëse nuk i nisë…grindje rrugësh, kacafyten si kapadai”, ka thënë Yıldırım, shkruan AA.

Rusia jep përgjigje të furishme ndaj kërcënimit të Trump - shansi i luftës vlerësohet në rreth 80 për qind!
Lexo po ashtu Rusia jep përgjigje të furishme ndaj kërcënimit të Trump - shansi i luftës vlerësohet në rreth 80 për qind!

Ndryshe, Rusia ka lëshuar një reagim të ashpër ndaj kërcënimit të raketave të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump.


Ministria e jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj mesazhit të fundit të presidentit amerikan në të cilin ai paralajmëroi Sirinë dhe Rusinë të përgatiten për një sulm raketash.

Madje, siç është thënë më tej, Rusia ka thënë se janë të përgatitur për të shuar raketat e SHBA të nisura në Siri.

Reagimet e Rusisë kanë ardhur pasi presidenti Trump shkroi: “Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe të zgjuara”, duke aluduar në raketat.

“Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë të vrasjes me gaz që vret popullin e tij dhe i gëzohet kësaj”, ka shkruar tutje Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori