Kryeministri i Malit të Zi për vizitë zyrtare në Maqedoni

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Në delegacionin që do ta udhëheq kryeministri Markoviq, janë edhe Osman Nurkoviq - ministër i Transportit, Predrag Mitroviq - ambasador i Malit të Zi në Maqedoni, Aleksandar Erakoviq - këshilltari kryesor politik i kryeministrit, Vlladimir Beratoviq - këshilltar për investime të huaja dhe Srgjan Kusovaq - këshilltar për marrëdhënie me publikun, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas arritjes në aerodromin e Shkupit, delegacioni i malazez do të shkojë drejt Qeverisë së Maqedonisë, ku do të priten nga krerët shtetëror me intonimin e himnit të dy shteteve.
Sipas programit është paraparë takim dypalësh mes dy delegacioneve, si dhe takim kokë më kokë me kryeministrave Markoviq dhe Zaev./Telegrafi/





















































