Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau fshiu një postim në Twitter të martën që thoshte në mënyrë të rreme se Irani kishte dënuar me vdekje 15,000 protestues – një pretendim që ka qarkulluar gjerësisht në mediat sociale ditët e fundit.
Madje sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, postimi i pasaktë ishte drejtpërdrejt në llogarinë zyrtare të Trudeau në Twitter për gati 12 orë përpara se të fshihej.
Ai u fshi përfundimisht sepse ishte “informuar nga raportimi fillestar që ishte i paplotë dhe i mungonte konteksti i nevojshëm”, tha Zyra e Kryeministrit (PMO) në një deklaratë dërguar Global News.
“(Tweet) u bazua në raportimin e shqetësimeve serioze të ngritura nga avokatët ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut duke paralajmëruar për dënime të mundshme në të ardhmen, përfshirë dënimin me vdekje, të vendosur ndaj mijëra protestuesve iranianë të cilët tashmë janë arrestuar nga regjimi”, citohet të ketë thënë një zëdhënës.
Sidoqoftë, postimi në Twitter nuk përshkruante “dënime të mundshme të ardhshme”, por përkundrazi thoshte se dënimet me vdekje ishin dhënë tashmë.
“Kanadaja denoncon vendimin barbar të regjimit iranian për të vendosur dënimin me vdekje për gati 15,000 protestues”, shkruhej në postimin e Trudeau – tanimë të fshirë.
“Këta iranianë të guximshëm po luftonin për të drejtat e tyre njerëzore – dhe ne vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të tyre dhe të bashkuar kundër veprimeve të urryera të regjimit”.
Por Trudeau nuk është i vetmi person që ka ndarë informacionin e rremë.
Një imazh ishte shpërndarë në një faqe popullore meme në Instagram – që tregon një grua që mban një flamur iranian pranë tekstit “Irani dënon 15,000 protestues me vdekje – si një ‘mësim i rëndë’ për të gjithë rebelët”.
Instagram ka shtuar që atëherë një ‘link’ në postim duke shpjeguar se ishte “i rremë” dhe se “kontrolluesit e pavarur të fakteve thonë se ky informacion nuk ka asnjë bazë në fakt”.
Një tjetër version i postimit, i cili që atëherë është hequr, u nda nga të famshëm, duke përfshirë aktorë të famshëm, sipas CNN.
Madje, edhe dy media, Newsweek dhe Yahoo Entertainment, gjithashtu pohuan gabimisht në raportimin e tyre se 15,000 protestues ishin dënuar me vdekje.
Ndryshe, ligjvënësit iranianë po kërkojnë që gjyqësori i vendit “të mos tregojë butësi” ndaj protestuesve, por deri më tani një person është dënuar zyrtarisht me vdekje nga gjyqësori këtë javë.
Megjithatë, OKB-ja paralajmëroi javën e kaluar se të tjerët janë në rrezik të marrin një dënim të ngjashëm.
Irani ka arrestuar më shumë se 14,000 njerëz në një goditje që nga fillimi i protestave në të gjithë Iranin në shtator, tha Raportuesi Special i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Iran, Javaid Rehman në fillim të këtij muaji.
Të paktën 2,000 njerëz u akuzuan për përfshirjen e tyre të dyshuar në protestat mbarëkombëtare për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, shfaqja më e madhe e mospajtimit në vite. Gjyqet janë publike dhe kanë nisur prej më shumë se dy javësh. Dënimet mund të apelohen, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.
Të paktën 326 njerëz u vranë në protesta, thanë organizatat e të drejtave të njeriut.
CNN shkruan se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat e arrestimeve, numrin e të vdekurve dhe shumë prej llogarive të të vrarëve, për shkak të “shtypjes” së medias, internetit dhe transparencës nga qeveria iraniane.
Gjykata Revolucionare e Iranit dha dënimin me vdekje për protestuesin e paidentifikuar i cili dyshohet se i vuri zjarrin një ndërtese qeveritare, thanë media shtetërore të dielën.
Pesë të tjerë që morën pjesë në protesta u dënuan nga pesë deri në 10 vjet burg, të dënuar për “bashkëpunim të fshehtë për kryerjen e një krimi kundër sigurisë kombëtare dhe prishje të qetësisë dhe rendit publik”.
Protestat kanë ndezur një betejë të ashpër për të kontrolluar narrativën në internet, ku mbështetësit dhe kundërshtarët e qeverisë po marrin pjesë në mediat sociale për të treguar versionin e tyre të së vërtetës.
Dhe me bllokimin e Twitter në Iran, kjo betejë po zhvillohet kryesisht jashtë vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje