LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri japonez evakuohet pas hedhjes së një bombe tymuese në drejtim të tij

Kryeministri japonez evakuohet pas hedhjes së një bombe tymuese në drejtim të tij

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida është evakuuar i pa lënduar nga një ngjarje publike pasi ndaj tij u hodh një bombë tymuese.

Një person u ndalua në vendin e ngjarjes në Wakayama, ku Kishida do të mbante një fjalim, raportuan mediat lokale.

Një dëshmitar tha se ata panë një person duke hedhur diçka ndërsa një tjetër deklaroi se kishte dëgjuar një zhurmë të madhe. Nuk raportohet për të lënduar, raporton bbc.


Videoja tregoi oficerët duke mbërthyer një person, që besohet të jetë një i dyshuar, transmeton Telegrafi.

Policia njoftoi se ka arrestuar një person, por deri më tani nuk ka pranuar të komentojë më shumë.

Transmetuesi publik japonez, NHK, citoi Kishidan të thoshte se kishte një “shpërthim të fortë” në vendin e ngjarjes.

“Policia po heton detajet, por unë do të doja t’iu kërkoja falje njerëzve pasi i kam shqetësuar dhe iu shkaktova telashe”, shtoi ai.

NHK transmetoi pamjet në të cilat turma njerëzish dukeshin duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i ndaluar është arrestuar nën dyshimin për pengim të tubimit, raporton gjithashtu transmetuesi.

Ndryshe, sulmet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni. Kujtojmë se vitin e kaluar ish-kryeministri, Shinzo Abe u qëllua për vdekje teksa ishte në kulmin e fushatës zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori