LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti në përurimin e rrugës Deçan – Plavë, kjo nuk i pëlqen Listës Serbe

Kryeministri Hoti në përurimin e rrugës Deçan – Plavë, kjo nuk i pëlqen Listës Serbe

Listës Serbe, partnerit të koalicionit në Qeverinë Hoti, nuk i ka pëlqyer aspak që kryeministri Avdullah Hoti sot ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të një segmenti të rrugës Deçan – Plavë.

Lista Serbe, përmes një komunikate, ka thënë se është e zhgënjyer me ceremoninë e sotme të  hapjes së rrugës në Deçan, e ku kanë marrë pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Listës Serbe, rruga është ndërtuar në zonën e Manastirit të i Deçanit, e cila mbrohet me ligj dhe në të cilin është e ndaluar të kryhet vepra e tillë.


“Lista Serbe e dënon këtë veprim të zyrtarëve të Qeverisë, me të cilin vazhdojnë ndërtimet e paligjshme dhe u bën thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë urgjentisht dhe me fuqinë e autoritetit të tyre të parandalojnë këto aktivitete ilegale”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Lista Serbe thotë se ndërtimi i kësaj rrugë është i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi, edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi t’ia kthejë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.

Sot në Ditën e Çlirimit të Deçanit, Kryeministri Hoti, bashkë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ministrin Infrastrukturës Arban Abrashi dhe me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, kanë përuruar një pjese të rrugës Deçan – Plavë, projekt ky i nisur nga qeveritë e kaluara!

“Kjo rrugë është e një rëndësie strategjike për të gjithë shqiptarët, prandaj bashkë me ministrin Abrashi u zotuam që këtë projekt ta jetësojmë duke e asfaltuar rrugën deri në kufi me Malin e Zi!”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori