LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri grek paralajmëron verë të rrezikshme me zjarre

Kryeministri grek paralajmëron verë të rrezikshme me zjarre

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përket zjarreve.

Zjarret e mëdha janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe më me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me efektet e ndryshimeve klimatike, rriti frekuencën dhe intensitetin e tyre.

Fundjavën që shkoi, dhjetëra zjarre shpërthyen në të gjithë Greqinë, përfshirë dy afër kryeqytetit Athinë.


“Është një verë që pritet të jetë veçanërisht e rrezikshme… kohë më të vështira janë para nesh”, tha Mitsotakis duke iu drejtuar kabinetit të tij.

“Kemi pasur një qershor shumë të vështirë për sa u përket kushteve të motit, me thatësira të mëdha dhe me erëra jashtëzakonisht të fuqishme për sezonin”, tha ai dhe i vlerësoi lart zjarrfikësit që arritën t’i frenonin zjarret e fundjavës.

Greqia i rriti përgatitjet për këtë vit, duke punësuar më shumë staf, pasi, vitin e kaluar, zjarret në pyje detyruan rreth 19.000 njerëz të largoheshin nga ishulli i Rodosit dhe shkaktuan vdekjen e rreth 20 personave në veri të vendit.

“Publiku, gjithashtu, duhet të përfshihet në këtë mbrojtje kolektive kundër rreziqeve natyrore”, tha Mitsotakis. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Amerika
Kalo në kategori